Zeka pretendon se Daçiqi ia ka “q* nanën vetes” me deklaratën për të pagjeturit

Një deklaratë e turpshme nga ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiq, ka ngritur shumë pluhur në Kosovë dhe – të shpresojmë – jashtë saj. Ish kryeministri serb denoncoi serbët që po tregonin se ku ishin varrezat masive të shqiptarëve. Në mënyrë të hapur ai iu kërkoi atyre që t’i fshihnin krimet e lfutës […]
Ish kryeministri serb denoncoi serbët që po tregonin se ku ishin varrezat masive të shqiptarëve. Në mënyrë të hapur ai iu kërkoi atyre që t’i fshihnin krimet e lfutës të shtetit serb.
Kjo deklaratë është komentuar nga ish gazetari dhe ish deputeti, Milaim Zeka, i cili me një fjalor banal ka thënë se ky është rezultat i presionit ndërkombëtar që të përmbyllej çështja e Kosovës, përcjell Periskopi.
“Me ia pasë dhanë 10 milionë euro si pagesë, Daçiqi nuk kish me ia q* nanën vetes me atë deklaratë.”
Deklarata e plotë:
Me ja pas dhane 10 milion euro si pagese, Daçiqi nuk kish dite me ja iq nanen vetes me ate deklarate, e me i ba shume reklame Kosoves, ne arenen nderkombetare.
Ky xhuxhi i Serbise, vampir origjinal, ka deshmuar perpara gjithe botes se trupat e familjareve tane jo vetem qe po mshifen ne Serbi, po edhe po behen pazare te turpshme me to.
Fakti qe lidershipi i Serbise eshte bere kaq agresiv ndaje Kosoves, flet se bashkesia nderkombetare eshte aktivizuar ne perfundimin e dialogut me Serbine.












