Xhaferoviq: Bosnje dhe Hercegovina mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Xhaferoviq: Bosnje dhe Hercegovina mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Bosnje dhe Hercegovina e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që zhvillohet në Uashington dhe Bruksel dhe dëshiron të ketë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme, ka thënë në Tiranë, anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq. “Bosnje dhe Hercegovina mbështet të gjitha iniciativat rajonale që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial […]

Bosnje dhe Hercegovina e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që zhvillohet në Uashington dhe Bruksel dhe dëshiron të ketë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme, ka thënë në Tiranë, anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

“Bosnje dhe Hercegovina mbështet të gjitha iniciativat rajonale që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të gjitha vendeve. Gjithashtu mbështesim lëvizjen e lirë të mallrave, qytetarëve, investimeve dhe kapitalit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaferoviq në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai tha se Bosnja e ka regjimin më të ngushtë për lëvizjen e njerëzve me Kosovën dhe se dëshiron që këtë ta përmirësojë.

Ndërsa, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se e ka inkurajuar anëtarin e presidencës trepalëshe që Bosnja të vazhdojë përpjekjet për zgjidhje pragmatike për njohjen e dokumenteve dhe lehtësimin e regjimit të vizave për shtetasit nga Kosova.

Meta dhe Xhaferoviq diskutuan edhe mundësinë e rihapjes së ambasadave të Shqipërisë në Bosnje dhe anasjelltas, duke thënë se ky akt do të përmirësojë raportet dypalëshe.

Bosnje dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Më 17 qershor, presidenca trepalëshe e Bosnjës kishte shqyrtuar kërkesën e anëtarit të saj, Shefik Xhaferoviq, mirëpo vendimi nuk ishte miratuar pasi anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik kishte votuar kundër. Pro kishte votuar edhe anëtari kroat i presidencës, Zhelko Komshiq.

Vendimi në presidencën trepalëshe merret me konsensus të tre anëtarëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?