Vuçiq: Duam kompromis me shqiptarët, edhe pse më duket se kurrë nuk kemi qenë më larg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se duhet të bëjnë çmos që të ofrojnë një kompromi me Kosovën. Ai këtë e deklaroi në hapjen e dialogut të tretë për çështjen e Kosovës me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian. Tema këtë radhë ishte “Politika e Jashtme e Serbisë” dhe “Perspektivat e dialogut midis […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se duhet të bëjnë çmos që të ofrojnë një kompromi me Kosovën.
Ai këtë e deklaroi në hapjen e dialogut të tretë për çështjen e Kosovës me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian. Tema këtë radhë ishte “Politika e Jashtme e Serbisë” dhe “Perspektivat e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe rifillimi i dialogut për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
Vuçiq ka thënë se do të punojnë edhe më shumë për 95 mijë serbë që jetojnë në Kosovë.
“Kushtet janë të vështira dhe të këqija. Ne duhet ta kuptojmë mirë pozicionin tonë, të insistojmë në dialog dhe të shikojmë se si të shpëtojmë njerëzit tanë në Kosovë”.
“Ne do të bëjmë çmos që t’i afrohemi një kompromisi, edhe pse më duket se kurrë nuk kemi qenë më larg se kaq”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.












