Vjosa Osmani ka një kusht për t’i ndihmuar qytetarët me rimëkëmbje ekonomike: Më bëni kryeministre

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk është përgjegjësi e saj t’i sigurojë votat për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – megjithëse kjo do t’i shkonte në favor shumë qytetarëve të Kosovës. Osmani tha kjo është përgjegjësi koalicionit qeverisës të cilët nuk po arrijnë t’i kenë 61 deputetë për të votuar. “Është […]
Osmani tha kjo është përgjegjësi koalicionit qeverisës të cilët nuk po arrijnë t’i kenë 61 deputetë për të votuar.
“Është parim bazik i demokracisë që numrat për të kaluar një ligj i sponzorizuar nga qeveria duhet t’i sigurojë koalicioni qeverisës. As me kushtetutë as me ligj as me rregullore, kryetarja e Kuvendit nuk ka pergjegjësi për ta bërë shumicën e nevojshme, Sikur të isha kryeministre do të mund ta bëni këtë pytje, por unë nuk jam kryeministre, Pra, pyetja duhet t’i drejtohet kryeministrit i cili nuk po arrinë t’i ketë 61 deputetë që votojnë në favor të nismave që qeveria e tij i sponzorizon”, ka deklaruar Osmani në konferencë për media.
Në të vërtetë, në kohë të jashtëzakonshme subjektet politike dhe politikanët e kraheve të ndryshme bashkohen për ta ndihmuar vendin – por kjo nuk po ndodh në Kosovë pavarësisht dëmeve të mëdha ekonomike që ka shkaktuar pandemia.












