Veseli takon bizneset në Prizren: Papërgjegjësia e Qeverisë po dërgon bizneset drejt falimentimit

Veseli takon bizneset në Prizren: Papërgjegjësia e Qeverisë po dërgon bizneset drejt falimentimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar në Prizren shoqatën “Esnaf”, që përfaqëson bizneset e këtij qyteti. Në një takim ku të pranishëm ishin mbi 30 përfaqësues të bizneseve prizrenase, kryetari Veseli foli për gjendjen e rëndë ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi dhe për mënyrat sesi duhet të ndihmohen bizneset […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar në Prizren shoqatën “Esnaf”, që përfaqëson bizneset e këtij qyteti.

Në një takim ku të pranishëm ishin mbi 30 përfaqësues të bizneseve prizrenase, kryetari Veseli foli për gjendjen e rëndë ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi dhe për mënyrat sesi duhet të ndihmohen bizneset dhe sektori privat gjatë kësaj kohe të rëndë të pandemisë.

Veseli tha se propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës për të nxjerrë vendin nga kjo situatë e rëndë janë konkrete, por kryeneçësia e Qeverisë po bën që të rrezikoj mbijetesën e qindra bizneseve dhe vendin e punës të mijëra punëtorëve.

“Faji është tërësisht i Qeverisë e cila më tepër se gjashtë muaj nuk ka mundur ta kaloj një pako të rimëkëmbjes ekonomike. Ne nuk jemi parti e bllokadave. Përkundrazi, nga këtu, para juve të nderuar sipërmarrës, unë i bëjë ftesë edhe njëherë qeverisë që të takoj Odat Ekonomike dhe të marrë parasysh propozimet e opozitës. Nëse në vikend do të kemi një takim, të hënën ne mund ta votojmë pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Vetëm duhet bashkëpunim, për hir të vendit dhe për hir të qytetarëve të Kosovës. “, ka thënë kryetari Veseli.

Mes tjerash, kryetari Veseli ka folur edhe për trustin pensional dhe mundësinë që qytetarët të tërheqin paratë e tyre nga ai fond.

“Qeveria ka manipuluar me ndjenjat e qytetarëve, veçanërisht shtresës më të varfër, duke futur tërheqjen e parave nga trusti në një pako tjetër të gjerë nga e cila nuk përfiton askush. Ne kemi propozuar që të bëjmë ndryshimet e nevojshme në ligjin për fondet pensionale dhe përveç që të rimbursojmë paratë e tërhequra brenda një periudhë pesë vjeçare, të kategorizojmë shtresat e qytetarëve, ku shtresa më ulët do të mund të tërhiqte deri në 20 për qind të kursimeve të tyre“, ka shtuar ai.

Kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani, falënderoi kryetarin Veseli për mbështetjen e tij të madhe dhe propozimet konkrete se si t’u dilet në ndihmë bizneseve në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

Ai tha se bizneset janë në një situatë të vështirë dhe kërkoi nga qeveria dhe institucionet që të jenë bashkëpunues me të gjithë aktorët politik në mënyrë që ndihma për ndërmarrësit të jetë sa më e shpejtë dhe sa më e madhe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?