Veliu reagon pas deklaratës së Vjosa Osmanit: Nuk ia vlen të merrem me të, po flet të pavërteta

Veliu reagon pas deklaratës së Vjosa Osmanit: Nuk ia vlen të merrem me të, po flet të pavërteta

Agim Veliu nuk e kursen asnjëherë Vjosa Osmanin. Pas përplasjes më të madhe ndonjëherë mes Osmanit e Isa Mustafës, edhe Veliu ka disa fjalë për të. Sot një vit, LDK’ja më e bashkuar se kurrë doli në zgjedhje që ta rikthejë lavdinë e dikurshme. E fiks pas një viti, kandidatja për kryeministre aktualisht është vetëm […]

Sot një vit, LDK’ja më e bashkuar se kurrë doli në zgjedhje që ta rikthejë lavdinë e dikurshme. E fiks pas një viti, kandidatja për kryeministre aktualisht është vetëm anëtare e thjeshtë e partisë. Vjosa Osmani sot u akuzua nga kreu i partisë, Isa Mustafa, se ajo ishte arsyeja kryesore pse LDK i humbi zgjedhjet. Të dy akuzuan njëri-tjetrin, duke mos i kursyer as ofendimet.

Ministri i Punëve të Brendshme, njëherit nenkryetar i LDK’së, Agim Veliu, që jo rrallë herë ka qenë pjesë e debateve, thotë se me Osmanin nuk ia vlen të merret për shkak se flet të pavërteta.

“Ajo është çështje e kaluar tashmë, ai proces ka kaluar dhe dihet si ka kaluar. Por, ka kohë që Vjosa flet gjëra të pavërteta dhe nuk ia vlen të merremi me të për më tepër”, ka thënë Veliu.

Osmani ndër të tjera, tha sot se në zgjedhjet e 6 tetorit LDK’ja e ka kandiduar për kryeministre, sepse të tjerët (përvec njërit), po frikësoheshin të kandidonin kundër Kurti.

Sipas Veliut, në LDK kishte edhe të kandidatë të tjerë të gatshëm që të garojnë kundër Kurtit në zgjedhjet që u mbajtën sot një vit.

“Ka pasur LDK’ja edhe kandidatë të tjerë për kryeminsitër”, është shprehur Veliu për Gazeten Express

Tutje, Veliu tha se ka kohë që Osmani është jashtë vijës së LDK’së dhe se po bashkëpunon me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk do doja të deklarohesh më shumë për këtë çështje. Kjo çështje është e kaluar. Qëndrime te mia kanë qenë të njohura. Por, ajo ka kohë që flet gjëra të pavërteta dhe është jashtë qëndrimeve dhe vijës së LDK’së. Këto po i pranon ajo edhe vetë, madje edhe bashkëpunëtorët e saj me të cilët po bashkëpunon. Tash e një kohë të gjatë ajo po bashkëpunon me Vetëvendosjen. Ata po deklarohen publikisht se janë në vij dhe mendojnë njëjtë, kemi qëndrime të afërta dhe këto janë publike”, ka thënë Veliu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?