Veliu: Për integrim evropian kërkohet bashkëveprim institucional

Veliu: Për integrim evropian kërkohet bashkëveprim institucional

Reforma në administratën publike vazhdon të mbetët ndër prioritet kryesore të qeverisë dhe është evidente që ka pasur progres, mirëpo për kundër arritjeve të deritashme akoma mbeten sfidat, të cilat duhen adresuar. Kështu ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e […]

Reforma në administratën publike vazhdon të mbetët ndër prioritet kryesore të qeverisë dhe është evidente që ka pasur progres, mirëpo për kundër arritjeve të deritashme akoma mbeten sfidat, të cilat duhen adresuar.

Kështu ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike.

Kryesuesi i këtij Këshilli, ministri Veliu tha se përmes kornizës strategjike për reformën e administratës publike 2015-2020, është synuar përmirësimi dhe funksionimi i administratës publike dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët.

“Reforma e administratës publike vazhdon të mbetët ndër prioritet kryesore të qeverisë dhe është evidente që ka pasur progres. Mirëpo për kundër arritjeve të deritashme akoma mbeten sfidat, të cilat duhen adresuar. Përmes kornizës strategjike për reformën e administratës publike 2015-2020 është synuar përmirësimi dhe funksionimi i administratës publike dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët”, theksoi Veliu.

Ministri Veliu ka folur edhe për mbështetjen buxhetore për zbatimin e reformës së administratës publike që ka për qëllim edhe integrimin evropian.

Ai tha se një çështje tjetër me rëndësi është edhe progresi i arritur në zbatimin e kontratës për mbështetje buxhetore, sektoriale ku si rezultat i saj është bërë transferimi i transheve fikse nga Fondet e IPA-s të Komisionit Evropian në shumë prej 11.5 milionë euro.

“Me qëllim të përmbushjes së planeve nacionale të qeverisë së Kosovës dhe të dokumenteve të tjera strategjike për procesin e reformës së administratës publike dhe integrimit evropian nga ne kërkohet një angazhim dhe bashkëveprim i mirë dhe koordinuar i të gjithëve në mënyrë që në takimin e radhë të grupit të veçantë për reformën në administratën publike që do të mbahet më 13 tetor, të kemi një vizion dhe një pasqyrë të rezultateve dhe sfidave në këtë proces”, tha ai.

Korniza strategjike në reformën në administratës publike është fokusuar në tri fusha, si zhvillimi dhe koordinimi i politikave të legjislacionit, që përgjegjëse është Zyra e kryeministrit. Ndërsa, për shërbimin publik, menaxhimin e burimeve njerëzore, llogaridhënia dhe ofrimi i shërbimeve, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Administratës Publike përkatësisht të MPB-së tani.

Ndërkaq, pas fjalimit të ministrit Veliu, mbledhja e Këshillit ka vazhduar pa praninë e mediave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?