Vdes aktivisti i LDK-së

Ka vdekur aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selami Helshani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi përmes një njoftimi në Facebook. “Ka ndërruar jetë miku ynë, aktivisti i devotshëm i LDK-së, Selami Helshani. Baci Selami ishte një burrë i urtë, shquhej për qetësinë dhe bujarinë e […]
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi përmes një njoftimi në Facebook.
“Ka ndërruar jetë miku ynë, aktivisti i devotshëm i LDK-së, Selami Helshani. Baci Selami ishte një burrë i urtë, shquhej për qetësinë dhe bujarinë e tij. Në emër të degës së LDK-së në Mitrovicë shprehi ngushllimet tona të sinqerta për familjen dhe gjithë shoqërinë e bacit Selam. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës mik”, ka shkruar Kamberi.












