Trump në spital po trajtohet me Remdesivir, kjo është gjendja e tij

Trump në spital po trajtohet me Remdesivir, kjo është gjendja e tij

Presidenti i SHBA-së Donald Trump “po ecën mirë” dhe ka filluar terapinë me Remdesivir, njoftoi mjeku i tij disa orë pasi ai u pranua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed pasi u diagnostikua me COVID-19. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha se transferimi i presidentit nga Shtëpia e Bardhë u bë pas […]

Presidenti i SHBA-së Donald Trump “po ecën mirë” dhe ka filluar terapinë me Remdesivir, njoftoi mjeku i tij disa orë pasi ai u pranua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed pasi u diagnostikua me COVID-19.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha se transferimi i presidentit nga Shtëpia e Bardhë u bë pas konsultimit me specialistë nga Walter Reed dhe Universitetin Johns Hopkins “për monitorim të mëtejshëm”, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova

“Këtë mbrëmje jam i lumtur të raportoj se presidenti po ecën shumë mirë. Ai nuk ndonjë nevojë për oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët ne kemi zgjedhur të fillojmë terapinë me Remdesivir”, tha ai në një deklaratë.

“Ai ka përfunduar dozën e tij të parën dhe po pushon qetë”, shtoi Conley.

Trump u pranua në spital për disa ditë si masë paraprake, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

“Po ecën mirë, mendoj! Faleminderit të gjithëve. DASHURI!!!”, shkroi Trump të premten vonë.

Trump, i cili të premten herët njoftoi së ishte prekur nga virusi, është ndër pacientët me faktorët më të lartë të rrezikut që mund të vuajë pasoja të tmerrshme shëndetësore nga virusi. Ai konsiderohet në aspektin mjekësor me mbipeshë dhe është 74 vjeç.

Njoftimi i tij erdhi disa orë pasi Hope Hicks, një nga ndihmëset më të afërta të Trump-it që ishte pranë tij, doli pozitive me virusin.

Trump ka kaluar pjesën më të madhe të vitit duke minimizuar rrezikshmërinë e virusit dhe është shfaqur vazhdimisht në publik pa maskë.

Shumë nga familja e parë e SHBA-së dhe mbështetësit e tyre nuk pranuan të mbanin maskë gjatë debatit presidencial të martën, duke shkelur rregullat e ngjarjes edhe kur stafi u përpoq që anëtarët e audiencës të vendosnin maskat e fytyrës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?