Trump i relaksuar, del nga spitali

Trump i relaksuar, del nga spitali

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, doli nga spitali Walter Reed, ku u trajtua për sëmundjen COVID-19. Trump u transferua me helikopterin e tij Marine One në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk dha ndonjë deklaratë për media. Pak minuta para se të dilte nga spitali, ai bëri një postim në Twitter, ku tha se […]

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, doli nga spitali Walter Reed, ku u trajtua për sëmundjen COVID-19.

Trump u transferua me helikopterin e tij Marine One në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk dha ndonjë deklaratë për media.

Pak minuta para se të dilte nga spitali, ai bëri një postim në Twitter, ku tha se “do t’i kthehet fushatës zgjedhore së shpejti”.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor.

Trump u diagnostikua me COVID-19 më 2 tetor, kur edhe u shtrua në spital.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, tha më herët se Trump “mund të mos jetë krejtësisht jashtë rrezikut”, porse ekipi mjekësor u pajtua se statusi dhe përparimi i presidentit “e mbështesin kthimin e tij të sigurt në shtëpi”.

Conley tha se Trump do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e vazhdueshëm mjekësor.

Mjeku konfirmoi se presidenti vazhdon të trajtohet me deksametazon dhe se ka marrë tri doza të remdesivirit.

Ai do ta marrë edhe një dozë para se të lirohet nga spitali, ndërsa të pestën do ta marrë në Shtëpinë e Bardhë, tha Conley.

Sëmundja e Trumpit ka shkaktuar pasiguri në fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Të hënën, ai shkroi afro 20 postime në Twitter, kryesisht për zgjedhjet.

Disa njerëz përreth tij, përfshirë gruan Melania, ndihmës dhe senatorë republikanë, kanë rezultuar pozitivë me virusin.

donald trump del nga spitali
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?