“Të shmangim valën e dytë”: New York nën masa të reja ndaj COVID-19

“Të shmangim valën e dytë”: New York nën masa të reja ndaj COVID-19

Kryebashkiaku i qytetit të New York Bill de Blasio tha të dielën se për të parandaluar përhapjen e koronavirusit do të mbyllë duke filluar nga e mërkura bizneset jo-thelbësore si dhe shkollat në nëntë lagje të identifikuara si burime infeksioni me COVID-19. Muaj më parë ky qytet ka qënë epiqendër e pandemisë në Shtetet e […]

Muaj më parë ky qytet ka qënë epiqendër e pandemisë në Shtetet e Bashkuara.

Duke kërkuar miratimin nga organet e shtetit për mbylljen, zoti de Blasio tha se vendimi do të prekte nëntë zona ku shkalla e infeksionit është rritur, në disa raste si rezultat i dështimit për të mbajtur distancë fizike dhe mos përdorimit të maskave. Ai tha se 11 zona të tjera ishin në një listë vëzhgimi për shkak të rritjes së shkallës së infeksionit.

New York është një prej 18 shteteve ku nuk janë rritur rastet gjatë dy javëve të fundit, sipas analizave nga agjencia e lajmeve Reuters. Nëntë shtete kanë njoftuar rritje rekord të rasteve me COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit, kryesisht në pjesën qendrore dhe perëndimore të vendit, ku moti i ftohtë po detyron shumë njerëz të mbyllen brenda.

Nëse guvernatori i shtetit të New York Andrew Cuomo e miraton mbylljen, disa lagje në Brooklyn dhe Queens do të urdhërohen të mbyllin të gjitha bizneset jo-thelbësore, restorantet dhe shkollat private e publike. Rreth 100 shkolla publike dhe 200 shkolla private do të mbyllen deri në katër javë, nëse miratohet kërkesa e kryebashkiakut.

De Blasio tha se nxënësit dhe studentët në distriktin më të madh të arsimit publik në vend do të detyrohen të shkollohen përmes internetit. Ai tha se ata do të pajiseshin me mjete që u mundësojnë studentëve dhe nxënësve që të vazhdojnë arsiminin nga distanca dhe jo si më parë me praninë e tyre në bankat e shkollës.

Kryebashkiaku de Blasio tha se mbyllja kishte për qëllim lehtësmin e shqetësimeve se moti i ftohtë gjatë muajve në vazhdim do të detyronte qëndrimin në mjediset e brendshme të më shumë njerëzve dhe do të rezultonte në një valë të dytë infektimesh nga virusi vdekjeprurës, gjë që të sjell në mendje numrin e lartë të rasteve me COVID-19 që u dyndën në spitalet e qytetit të New Yorkut në pranverë.

“Duhet të mbajmë nën kontroll situatën dhe absolutisht ne do ta shmangim një valë të dytë”, tha gjatë një konference shtypi kryebashkiaku de Blasio të dielën. Ai tha se shkollat nuk ishin burim kryesor i përhapjes së virusit. “Nga dy shkolla në një zonë, vetëm një test rezultoi pozitiv”, tha ai. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?