Tahiri: Qëllimi i Serbisë është krijimi i autonomisë përmes Asociacionit

Tahiri: Qëllimi i Serbisë është krijimi i autonomisë përmes Asociacionit

Analisti i njohur kosovar, Ramush Tahiri, ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar as strategji, as taktikë për sa i përket Kosovës. “Që nga koha e knezhevinës e deri më sot, Serbia gjithmonë e ka luajtur të njëjtë lojën duke i akuzuar shqiptarët si prishës të sigurisë”, ka thënë ai. Më pas, Tahiri ka thënë […]

Analisti i njohur kosovar, Ramush Tahiri, ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar as strategji, as taktikë për sa i përket Kosovës.

“Që nga koha e knezhevinës e deri më sot, Serbia gjithmonë e ka luajtur të njëjtë lojën duke i akuzuar shqiptarët si prishës të sigurisë”, ka thënë ai. Më pas, Tahiri ka thënë se edhe gjatë kohës së Perandorisë Osmane çdo zënkë ndërmjet fshatarëve e konsideronte si zullum dhe shqiptarët dënoheshin dhe problemi interenacionalizohet. “Ata duan t’i paraqesin shqiptarët që nuk dinë të bëjnë e të mbajnë shtet, se nuk janë ndërtues të rendit dhe të ligjit. Serbia dëshiron ta bëjë internacional problemin e Kosovës, duke ngritur paragjykime dhe këtë e lidhin me Asocacionin si një lloj autonomie brenda Kosovës”, tha tutje Tahiri në RTK.

Sipas tij, Serbia dëshiron një lloj autonomie me Asociacion si në Republikën Serbe, si një pushtet të dytë.

“Ata duan ta bëjnë Kosovën jofunskionale dhe kjo pjesa që mbetet as mos t’i bashkohet Shqipërisë e as të bëhet shtet funksionale. Involivimi i Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës ka për qëllim që  Asociacionin ta kthej në autonomi brenda Kosovës dhe që ka lidhje të veçantë me Serbinë dhe Kosova të defunksionalizohet si shtet”, theksoi Tahiri.

Duke komentuar ndërhyrjet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e ashpra të Beogradit zyrtar, Tahiri thotë se qëllimin është që BE-ja ta detyrojë Kosovën në krijimin e Asociacionit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?