Skena të pabesueshme në Kamenicë: Protesta kundër reformave në arsim, protestuesit më “të fortë” se policia

Skena të pabesueshme kanë ndodhur në qytetin e vogël të Kamenicës – drejtuesit e së cilës po provojnë të reformojnë sistemin komunal arsimor. Një grup prindërish dhe nxënësish bllokuan rrugën në qendër të qytetit në Kamenicë për të kundërshtuar reformën në arsim që është iniciuar nga drejtoria komunale e arsimit. Kjo reformë ishte premtuar nga […]
Një grup prindërish dhe nxënësish bllokuan rrugën në qendër të qytetit në Kamenicë për të kundërshtuar reformën në arsim që është iniciuar nga drejtoria komunale e arsimit.
Kjo reformë ishte premtuar nga kryetari Qëndron Kastrati – dhe ka trazuar qytetin tash e një kohë të gjatë.
Policia intervenoi duke arrestuar në person nga protesta.
Por, grupi i protestuesve u tregua më i “fortë” sa sa policia dhe reagoi duke e bllokuar policinë të cilët u detyruar që më pas të lironin protestuesin.
Protestuesit po kundërshtojnë ashpër reformën në arsim pasi vlerësojnë që komuna po u mbyll shkollat nëpër vendbanimet e tyre. /Periskopi













