Si t’i ndalosh gazrat dhe fryrjen e stomakut, një herë e përgjithmonë? Ja ç’duhet të bëni

Si t’i ndalosh gazrat dhe fryrjen e stomakut, një herë e përgjithmonë? Ja ç’duhet të bëni

E ke provuar apo jo? Je e ulur në karrige, divan apo kudo tjetër dhe stomaku fillon të bëjë zhurmë… pa u ndalur. Nuk je e sigurt nëse ҫdo njeri që ke afër i dëgjon zhurmat që të krijojnë zorrët, por nuk ke ҫfarë të bësh për ta eliminuar këtë gjendje. Është një nga situatat […]

E ke provuar apo jo? Je e ulur në karrige, divan apo kudo tjetër dhe stomaku fillon të bëjë zhurmë… pa u ndalur.

Nuk je e sigurt nëse ҫdo njeri që ke afër i dëgjon zhurmat që të krijojnë zorrët, por nuk ke ҫfarë të bësh për ta eliminuar këtë gjendje.

Është një nga situatat më të sikletshme me të cilat mund të ndeshesh në publik, por ҫfarë mund të bësh?

Fillimisht, ajo që është e sigurt, është që fryrja e stomakut apo edhe zhurma që të krijojnë zorrët nuk është shenjë urie, raporton “Eatthis”.

Është thjesht një aktivitet normal tretjeje. Nuk të besohet?! Po, është vetëm një mit që akoma besohet se kur stomaku fillon të bëjë zhurmë, je e uritur.

Zhurma që vjen nga stomaku, në të vërtetë është një sistem i shëndoshë që funksionon në tretje. Kombinimi i ushqimeve dhe lëngjeve që shtyhen në traktin e zorrëve kalon përmes një procesi që quhet “peristalsis”.

Mënyra e të ushqyerit është diҫka që mund ta shmangë këtë problem, por ka edhe të tjera.

Mos ha vakte të rënda.

Kur ha shumë, sistemi tretës lodhet, ndaj edhe funksionon më ngadalë, duke i bërë gazrat edhe më të shpeshta.

Ha ngadalë dhe duke u përtypur!

Gazrat në stomak ndodhin edhe për shkak të ajrit që mbledh gjatë procesit të shpejtë të ngrënies. Sa më shpejt e ҫon ushqimin në stomak, aq më shumë ajër thith nga jashtë dhe e dërgon brenda. Nëse ha ngadalë dhe duke u përtypur, atëherë gazrat eliminohen ndjeshëm.

Shmang ushqimet që shkaktojnë gaz.

Produket ushqimore që shkaktojnë gazra duhen eliminuar për shkak se shtojnë problemet me stomakun. Kështu, nëse ke të tilla probleme, shmang ushqimet si djathin, qumështin, dardhat, brokolin, fasulet, ushqimet e shpejta dhe pijet me gaz (ose, nëse të pëlqejnë, zgjidh gjithmonë një ilaҫ antigaz pas tyre)

Ec për disa minuta. Ecja apo ushtrimet ndihmojnë më shumë tretjen, ndaj edhe reduktojnë ndjeshëm problemet me stomakun.

Të ngjashme
Horoskopi i datës 2 qershor, e martë

Horoskopi i datës 2 qershor, e martë

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!