Shtëpia e Bardhë e falënderon Presidentin Thaçi për dekorimin e Presidentit Trump

Shtëpia e Bardhë e falënderon Presidentin Thaçi për dekorimin e Presidentit Trump

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, e ka falënderuar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për dekorimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me Medaljen e Urdhrit të Lirisë si mirënjohje “për përkushtimin e thellë për banorët e Kosovës”. “Presidenti Trump është […]

“Presidenti Trump është përkrahës i vendosur i Kosovës dhe beson fuqishëm se masat historike për normalizim ekonomik të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020 do të ndihmojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan”, thuhet në letrën që Këshilltari O’Brien i ka dërguar këtë javë Presidenti Thaçi.

Këshilltari O’Brien falënderon edhe për dekorimin e Emisarit Special, Ambasadorin Richard Grenell, si dhe vet Këshilltarin për Siguri Kombëtare Robert O’Brien me Medaljen e Meritave. “Është nder i madh që të qëndroj përkrah banorëve të Kosovës”, thotë O’Brien në letrën e tij.

“E çmojmë përkrahjen e fuqishme për implementimin e normalizimit ekonomik me Serbinë”, përfundon letra që Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, i ka dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka dekoruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me Urdhrin e Lirisë, dekoratën më të lartë në Kosovë, për angazhimin e tij për të arritur një marrëveshje të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë ndërsa Ambasadorin Grenell dhe Këshilltarin O’Brien i ka dekoruar me Medaljen e Meritave për rolin e tyre në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?