Shenjat e Covidit që iu shfaqën Donald dhe Melania Trump dhe ja me çka po trajtohen ata

Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar mëngjesin e së premtës se ai së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump, dolën pozitiv me koronavirus. Trump është trajtuar me një ‘koktej’ antitrupash të prodhuara nga ‘Regeneron” ka thënë doktori i tij të premtën, derisa Melania Trump është në gjendje më të mirë, shkruan dailymail, përkthen Periskopi. […]
Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar mëngjesin e së premtës se ai së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump, dolën pozitiv me koronavirus.
Trump është trajtuar me një ‘koktej’ antitrupash të prodhuara nga ‘Regeneron” ka thënë doktori i tij të premtën, derisa Melania Trump është në gjendje më të mirë, shkruan dailymail, përkthen Periskopi.
Trumpët dolën pozitiv me koronavirus, disa orë pasi u kthyen nga fushata për mbledhjen e fondeve në Neë Jersey dhe patën kontakt me të paktën 100 persona.
Presidenti Trump po trajtohet me vitamin D, një aspirinë në ditë, zink, famotidine. NBC ka cituar burime të kenë thënë se Presidenti ka një kollë të lehtë.
Preisdenti amerikan kishte planifikuar të paraqitej në një konferencë për media në orën 12 e 15 të së premtës, mirëpo në vend të tij, doli zëvendëspresidenti Mike Pence.
Ndërkohë raportohet se shenjat e Zonjës së Parë janë poashtu një ‘kollë e lehtë dhe dhimbje koke”. /Periskopi/












