Selimi: Kodi Civil siguron trajtim të barabartë të bashkëshortëve në çështjet personale e pasurore

Selimi: Kodi Civil siguron trajtim të barabartë të bashkëshortëve në çështjet personale e pasurore

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka folur për rëndësinë e Kodit Civil. Duke folur për pika specifike, lidhur me çështjen e pasurisë martesore, ai ka thënë se ky Kod siguron një trajtim të barabartë të bashkëshortëve në të gjitha çështjet personale dhe pasurore dhe nuk ka asnjë diskriminim. “Me Kodin Civil nuk lejohet më që […]

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka folur për rëndësinë e Kodit Civil. Duke folur për pika specifike, lidhur me çështjen e pasurisë martesore, ai ka thënë se ky Kod siguron një trajtim të barabartë të bashkëshortëve në të gjitha çështjet personale dhe pasurore dhe nuk ka asnjë diskriminim.

“Me Kodin Civil nuk lejohet më që gjykata të vlerësojë kontributin e bashkëshortëve në mënyra të ndryshme siç ishte në ligjin e familjes në fuqi. Në rast divorci/shkurorëzimi, gjykata do të ndajë pasurinë e përbashkët në pjesë të barabarta 50/50 për të dy bashkëshortët, nëse nuk kanë kontratë para martese ose gjatë martese”, tha Selimi.

Ministri Selimi po ashtu sqaroi se me Kod Civil parashihet edhe kontrata para martesës dhe gjatë martesës me të cilën bashkëshortët mund të rregullojnë marrëdhëniet pasurore.

“Kontrata nuk është obligative, por mundësi që ju ofrohet bashkëshortëve”, shtoi ai.

Selimi me ftesën e Odës Ekonomike të Kosovës, sot ka marrë pjesë në një forum virtual ku temë ishte “Kodi Civil dhe të bërit biznes”. Në këtë forum morën pjesë edhe Dr. Kerstin Niethammer-Juergens, shefe e Projektit të Kodit Civil të financuar nga BE-ja, Alfons Lentze, këshilltar për Politikat e Sundimit të Ligjit nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Haxhi Gashi, ekspert kryesor i Projektit të Kodit Civil.

Duke folur për rëndësinë e Kodit Civil, Ministri Selimi tha se ky Kod ka ardhur si rezultat i punës dhe angazhimit të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë, akterëve relevantë të të gjitha institucioneve, përfaqësuesve të bizneseve, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Kodi Civil është hartuar nga Ministria e Drejtësisë, me mbështetje të Bashkimit Evropian përmes një projekti të veçantë i cili është zhvilluar në dy faza.

Kodi Civil i Republikës së Kosovës do të jetë i strukturuar në 5 libra, në të cilat do të përfshihen: 1. Pjesa e përgjithshme, 2. Detyrimet, 3. Pronësia dhe të drejtat tjera sendore, 4. Familja dhe 5. Trashëgimia.​

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?