Schieb: Kosova dhe Serbia të jenë konstruktive, publikisht e prapa dyerve të mbyllura

Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është një prej çështjeve më kryesore në agjendën politike të Gjermanisë. Schieb ka thënë se tashmë dialogun është duke e ndërmjetësuar Bashkimi Evropian dhe se Gjermania mbështet fuqishëm punën e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak. “Tashmë kemi një format të […]

Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është një prej çështjeve më kryesore në agjendën politike të Gjermanisë.

Schieb ka thënë se tashmë dialogun është duke e ndërmjetësuar Bashkimi Evropian dhe se Gjermania mbështet fuqishëm punën e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.

“Tashmë kemi një format të dialogut Beograd Prishtinë që ndërmjetësohet nga emisari special i BE’së, Miroslav Lajcak, dhe Gjermania është pjesë e BE’së dhe mbështet një format të tillë dhe çdo gjë që ekipa e Lajçak ndërmerr”, ka shtuar diplomati gjerman.

Schieb ka thënë se Gjermania mbështet procesin dhe thotë se për një gjë të tillë do ta shfrytëzojnë edhe presidencën gjermane.

I pyetur se në çfarë aspekti do ta shfrytëzojnë presidencën, Schieb ka shpjeguar se “ gjermania inkurajon të dy palët që publikisht apo prapa dyerve të mbyllura, që të jenë konstruktive në dialog”.

Ambasadori gjerman ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, meqë i gjithë zhvillimi i rajonit varet nga një çështje e tillë.

“Do të jetë një hap i madh përpara drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian. Do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë”, ka thënë tutje Schieb.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?