Rusi: Pastruesja e zyres së kryetarit e mund shefin e saj nga partia e Putinit në zgjedhje

Rusi: Pastruesja e zyres së kryetarit e mund shefin e saj nga partia e Putinit në zgjedhje

Për katër vitet e kaluara, Marina Udgodskaya ka pastruar zyret e ndërtesës së adminstratës lokale në Povalikhino të Rusisë rurale. Tash, pastruesja 35 vjeçare po lë pluhurat për t’u ulur në zyren e shefit të saj, pasi fitoi zgjedhjen më herët gjatë këtij muaji – në të cilat hyri për t’ia mundësuar rizgjedhjen atij. Kur […]

Tash, pastruesja 35 vjeçare po lë pluhurat për t’u ulur në zyren e shefit të saj, pasi fitoi zgjedhjen më herët gjatë këtij muaji – në të cilat hyri për t’ia mundësuar rizgjedhjen atij.

Kur askush në fshat nuk nënshkroi që ta sfidonte Nikolai Loktevin, që është nga partia pro-Kremlin, ai bindi znj.Udgoskaya që të regjistrohej si “rivalja” e tij për të siguruar minimumin e kërkuar të dy kandidatëve.

Por plani i tij iu kthye si mos më keq dhe pastruesja fitoi zgjedhjet bindshëm, raporton BBC, përkthen Periskopi.

“Nikolai Loktev mendoi që askush nuk do të votonte për të dhe se do ta mbante detyrën. Por njerëzve iu bë boll dhe dolën e e zgjodhën Marina Udgodskayan,” tha një anëtar i komisionit lokal të zgjedhjeve.

“Ai mbeti i mahnitur e ajo e shtangur!” një grua që nuk donte të identifikohej tha.

Ajo thotë ta ketë dëgjuar personalisht z.Loktev t’i kërkonte pastrueses që të dilte kundër tij.

Znj.Udgodskaya u vërshua nga thirrjet telefonike pasi fitorja e saj befasuese mori kryetitujt e lajmeve.

“Nuk bëra kurrgjë”

Prej asaj kohe, ajo nuk po përgjigjet më në telefon dhe po rri larg vëmendjes së mediave para inaugurimit në fund të kësaj jave.

Por në një intervistë të hershme ajo u duk e befasuar me fitoren e saj, duke e përshkruar veten si kandidate “false” që nuk ishte gati për një “promovim kaq rapid”.

“Nuk mendoj që njerëzit do të votonin përnjëmend për mua,” tha ajo. “Unë nuk bëra kurrgjë hiç!”

Sidoqoftë, ajo ia doli t’i fitonte 62 për qind të votave. Shefi i saj i mori vetëm 34 për qind.

Asnjëri kandidat nuk kishte bërë fushatë aktive gjatë zgjedhjeve: pa billborde, pa afishe, pa takime me votues.

Fshati i Povalikhinos është më i madhi në një rajon me 30 fshatra. I ka vetëm 242 banorë.

“Kam bërë gjithçka që kam mundur; nuk ka probleme në fshat,” tha z.Loktev për BBC-në, duke mos arritur ta kuptonte humbjen.

“Është e qartë se njerëzit duan ndryshim,” shtoi 58 vjeçari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?