Rasti ‘Karaçeva’, arrestohen edhe 22 persona – shkon në 59 numri i përgjithshëm

Rasti ‘Karaçeva’, arrestohen edhe 22 persona – shkon në 59 numri i përgjithshëm

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar edhe një aksion i Policisë së Kosovës lidhur me rastin ‘Karaçeva’ ku janë arrestuar edhe 22 persona. Aksioni ishte vazhdimësi e operacionit të 18 shtatorit ku Policia e Kosovës ka arrestuar lidhur me rastin 37 persona. Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Gjilanit duke treguar se […]

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar edhe një aksion i Policisë së Kosovës lidhur me rastin ‘Karaçeva’ ku janë arrestuar edhe 22 persona.

Aksioni ishte vazhdimësi e operacionit të 18 shtatorit ku Policia e Kosovës ka arrestuar lidhur me rastin 37 persona.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Gjilanit duke treguar se gjithashtu janë sekuestruar edhe prova që do të shërbejnë në procedurë të mëtejme penale.

“Gjatë ekzekutimit të urdhërkontrolleve, në 11 lokacione që lidhen me subjekte ekonomike dhe 17 lokacione që lidhen me persona fizik, janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e gjedheve, armëve, sendeve dhe artikujve të dëmshëm ushqimor, mjete që kanë shërbyer për kryerjen e veprave penale, si dhe prova tjera që do të shërbejnë në procedurë të mëtejme penale.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithashtu është lënë të kuptohet se Policia e Kosovës do të vazhdojë hetimet dhe aksionet lidhur me operacionin ‘Karaçeva’.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka mbajtur konferencë për media, lidhur me aksionin e zhvilluar sot, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, në disa rajone të Kosovës, përfshirë rajonin e Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Podujevës, Pejës, Suharekës dhe Vitisë.

Ky aksion ka qenë vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera, i cili ka rezultuar me 37 persona të ndaluar.

Operacioni i sotshëm është zhvilluar për shkak të dyshimeve të bazuara se në lokacionet e lartcekura janë zhvilluar veprimtari kriminale, përfshirë kontrabandimin me mallra, vënien në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, blerjen, pranimin ose fshehjen e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale dhe organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Si rezultat i aksionit të sotshëm janë ndaluar gjithsej 22 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale, ndaj të cilëve brenda afatit ligjor do të kërkohen masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Gjatë ekzekutimit të urdhërkontrolleve, në 11 lokacione që lidhen me subjekte ekonomike dhe 17 lokacione që lidhen me persona fizik, janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e gjedheve, armëve, sendeve dhe artikujve të dëmshëm ushqimor, mjete që kanë shërbyer për kryerjen e veprave penale, si dhe prova tjera që do të shërbejnë në procedurë të mëtejme penale.

Ndërsa, numri i personave të ndaluar që nga fillimi i këtij aksioni ka shkuar në 59.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?