Rama shpall fitoren ndaj politikanëve opozitarë për MiniShengenin: Ja përfitimet

Rama shpall fitoren ndaj politikanëve opozitarë për MiniShengenin: Ja përfitimet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas nënshkrimit të marrrëveshjeve mes dy shteteve. Rama lavdëroi Hotin që i hapi rrugë dialogut me Serbinë, dhe ri-përmendi faktin që sipas tij ishte ai që hoqi pengesat që Kosovës i ishin vënë në barrë. “Më […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas nënshkrimit të marrrëveshjeve mes dy shteteve.

Rama lavdëroi Hotin që i hapi rrugë dialogut me Serbinë, dhe ri-përmendi faktin që sipas tij ishte ai që hoqi pengesat që Kosovës i ishin vënë në barrë.

“Më vjen mirë që sot jam posaçërisht me Avdullah Hotin, i cili me mençuri dhe kurajo ka zhbllokuar një proces të ngrirë dhe ka hequr një pengesë të vetvënë të Kosovës, duke i hapur rrugë vazhdimit të të vetmes vijë  sjelljeje ndërkombëtare që Kosova ka të përcaktuar qysh në ditën e parë të lindjes së saj, dialogut dhe përkatësisë së patundur në familjen  e madhe të vendeve që ishin kyçe në çlirimin e saj, në partneritet me BE-në dhe SHBA-të”, tha ai.

Tutje, Rama foli edhe për projektin e mini-schengenit, temë kjo që sipas tij i është hequr tabuja e diskutimit.

Ai tha se ky projekt mund të jetë pikënisje për njohjen e Kosovës nga Serbia.

“ Më vjen shumë mirë që tabuja e shengenit rajonal ka rënë dhe e përsëris edhe këtu që shengeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë në çfarëdo moshe qoftë s’mund ta marrë peng, dhe nuk duhet ta rrënojë duke shfrytëzuar mandate përfaqësimi nga populli ynë këndej dhe andej bjeshkëve. Shengeni rajonal është projekt që do të ndërtojë drejtpërdrejtë në një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë. Është një projekt transformues ku duhet të shkëputemi nga e kaluara, dhe një proces për njohjen e Kosovës nga Serbia që mund ta realizohet vetëm përmes rrugëve diplomatike, mençurisë, durimit për të fituar një  betejë. Kosova është shtet sovran që s’mund të vihet në dyshim nga askush që ende vonon ta njohë. I takon Kosovës mirëpo edhe Shqipërisë që mos ta shpërdorojmë lirinë”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?