Rama: Serbia nuk mund të hapë gojë për kufirin Shqipëri-Kosovë

Rama: Serbia nuk mund të hapë gojë për kufirin Shqipëri-Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrit serb Aleksandër Vulin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku fliste për Shqipërinë e Madhe. Rama tha se Serbia nuk mund të hapë gojën se sa ka avancuar Shqipëria në marrëdhënie me Kosovën mbi hapjen e kufijve të përbashkët që është dhe një […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrit serb Aleksandër Vulin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku fliste për Shqipërinë e Madhe.

Rama tha se Serbia nuk mund të hapë gojën se sa ka avancuar Shqipëria në marrëdhënie me Kosovën mbi hapjen e kufijve të përbashkët që është dhe një prej kushteve të minishengenit ballkanik.

Ai më tej ka thënë se është i neveritur nga deklaratat e Vulinit.

“Unë jam neveritur kur kam kuptuar që deklarata e tij nuk ishte meme. Nuk ka mundësi që një anëtar të bëjë një deklaratë të tillë. Në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Ka vetëm një të mirë kjo, që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë që po punoj për Serbinë e madhe ndërsa serbët anasjelltas. Unë kam kërkuar një reagim nga Presidenti i Serbisë. Unë kam qenë i qartë me të dhe mendoj që e kam kuptuar që ai ka qenë dakord me mua që shengeni rajonal është një proces në mbrojtje të interesave rajonale. Serbia nuk mund të hapë gojën se sa shpejt ne dhe Kosova avancojmë në mini-shengenin. E para nga kushtet për këtë është liria e lëvizjes. Kufiri bëhet inekzistent. Ne se kemi realizuar sepse nuk na kanë lejuar. Ne duam dhe heqjen e kufirit me Serbinë që nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Shqiptarët që shkojnë në Beograd duhet të zbresin atje duke kaluar duke përshëndetur. Kështu duhet kudo. E dyta, porti i Durrësit pa diskutim do jetë dhe porti i Kosovës edhe Serbisë. Në sensin që kusho lëvizjen e mallrave. Unë shpresoj që të jetë magjarllëku i një individi që për 1000 arsye dhe mos të jetë nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake duhet që të mos humbim kohë për këtë proces”, tha Rama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?