Rama mbron Hotin nga akuzat e Kurtit: E di se çka bën Albini

Rama mbron Hotin nga akuzat e Kurtit: E di se çka bën Albini

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për media pas mbledhje së përbashkët mes dy qeverive. Kryeministri shqiptar është pyetur nga gazetarët në lidhje me kritikat që Hoti ka marrë për hekurudhën Nish-Prishtinë-Durrës, si pikë e marrëveshjes në Uashington. E në përgjigje Rama ishte shumë i ashpër. […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për media pas mbledhje së përbashkët mes dy qeverive.

Kryeministri shqiptar është pyetur nga gazetarët në lidhje me kritikat që Hoti ka marrë për hekurudhën Nish-Prishtinë-Durrës, si pikë e marrëveshjes në Uashington.

E në përgjigje Rama ishte shumë i ashpër. Ai tha se marrëveshja e ka rikthyer  Kosovën në pozicionin që i takon.

“Së pari marrëveshja e Uashingtonit s’ka asnjë gjë të re, është thjeshtë dhe vetëm një konfirmim i atyre që janë diskutuar dhe dakordësuar dhe nuk janë zbatuar nga procesi i Berlinit. Marrëveshja ka një rëndëi të jashtëzakonshme në aspekt tjetër. Ka rikthyer Kosovën në pozicionin ku do të jetë gjithmonë ndërkombëtarisht, dhe kjo i dedikohet kryeministrit Hoti. Kjo është e vërteta sipas meje”, tha ai.

Në lidhje me reagimet e Kurtit,  llogaritjet e liderit të VV-së ai i quajti si “vet-adminsitrim jugosllav”.

“Mësimi nga marrëveshja e Uashingtonit është se ka shumë gjëra që duhet dhe do t’i kishim bërë vet nëse nuk do të ishim kaq kalamaj sa ç’kemi qenë kur vjen puna për të shpërdoruar besimin e atyre që na zgjedhin dhe për të shfrytëzuar hallet dhe mërzinë e tyre, që të hapim luftëra imagjinare që shkojnë deri në absurdin deri në hapjen e një lufte imagjinare me SHBA-të. Unë e di si i bën Albini llogaritë, dhe nga pikëpamja e llogarive është si vet-administrim jugosllav. Si mund të mos përfitojë ai që ka portin dhe që kryen gjithë atë volum tregtar importesh dhe eksportesh, dhe përfitoka më shumë një nga aktorët që do shfrytëzojë portin, këtë me siguri e gjen Albini, mirëpo këtë nuk e gjej unë vet dhe tek asnjë njeri që di dy gjëra nga ekonomia”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?