Rama: Hoti tregoi qasje të mençur, hoqi pengesat në dialog që fatkeqësisht Kosova ia vuri vetvetes

Rama: Hoti tregoi qasje të mençur, hoqi pengesat në dialog që fatkeqësisht Kosova ia vuri vetvetes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka vlerësuar lartë paraqitjen e Qeverisë së Kosovës karshi takimit me palën serbe në Washington. Rama u shpreh në mbledhjen e sotme të qeverive shqiptare, se Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, treguan qasje të mençur, dhe konstruktive duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut. ”Është e […]

Rama u shpreh në mbledhjen e sotme të qeverive shqiptare, se Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, treguan qasje të mençur, dhe konstruktive duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut.

”Është e pamundur që për këtë ngjarje të vitit për të dyja qeveritë, të përmendet përparimi i Kosovës sidomos në kohët e fundit në rrafshin e diplomatik”.

”Takimi i Washingtonit, rihapja e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, nuk janë të tëra por janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës në muajt e fundit”.

”Në mënyrë të veçantë dua të theksojë qasjen e mençur, kurajoze dhe konstruktive, të Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, me një koordinim të zgjuar me aleatët e Kosovës, SHBA dhe BE, duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut që në fakt, se koha dhe faktet treguan se Kosova fatkeqësisht ia vuri vetvetes”.

”Dialogu mbetet i vetmi instrument, për të fituar çështjen e zgjuar për zgjidhje”.

”Çdo bishtnim nga dialogu, e largon fitoren reale dhe e dobëson pozicionin e Kosovës, qoftë së brendshmi, qoftë së jashtmi në raport me botën”.

”Dhe konsensusi i brendshëm sa i takon pozitës së dialogut, është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të mbetet e tillë në sy të atyre që e garantojnë sot”.

”Sot jemi në kushtet kur mund t’i shohim para syve, qoftë pasojat e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë, qoftë edhe rezultatet e ndërmarrjes së një rruge me perspektivë, në shumë pak kohë – u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe, që pati pasoja jo të vogla mbi Kosovën”.

”Dhe u arrit një hap për të cilin do të flas gjithmonë e më mirë në Washington”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?