Projektligji për vlerat e luftës dhe Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvend të enjten

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që këtë të enjte të mbahet seanca e Kuvendit për projektligjin për mbrojtën e vlerave të luftës së UÇK-së si dhe për rimëkëmbje ekonomike. Këtë e konfirmoi kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë. Në këtë seancë ajo tha se është vendosur që të futen për të disatën […]
Këtë e konfirmoi kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë.
Në këtë seancë ajo tha se është vendosur që të futen për të disatën herë disa nga projektligjet, të cilat nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme nga deputetët, siç është projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së dhe projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Osmani kritikoi kryeministrin Hoti që nuk po ia dilte t’i bënte votat për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Ajo tha se nuk mund t’i ndihmonte atij pasi që nuk ishte kryeministre.












