Pompeo për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Ka shumë punë për t’u bërë

Pompeo për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Ka shumë punë për t’u bërë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u zotua të premten gjatë një vizite në Dubrovnik, qytetin bregdetar kroat se Uashingtoni do të mbetet “jashtëzakonisht i angazhuar” në Ballkan. Sekretari Pompeo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Ai vlerësoi lartë dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe […]

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u zotua të premten gjatë një vizite në Dubrovnik, qytetin bregdetar kroat se Uashingtoni do të mbetet “jashtëzakonisht i angazhuar” në Ballkan.

Sekretari Pompeo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Ai vlerësoi lartë dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arrit muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara nuk udhëheqin më duke qëndruar prapa. Ne kemi qenë tepër të angazhuar në këtë rajon në frontin diplomatik. Ju përmendët punën që kemi bërë me Kosovën dhe Serbinë. Edhe atje ka më shumë punë për të bërë. Është një proces, por kemi bërë një hap të parë të mirë, një veprim të mirë përpara”, tha ai duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë serioze edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Shtetet e Bashkuara do të përdorin mundësitë e tyre diplomatike për të qëndruar të angazhuara dhe për të siguruar një rezultat atje që sjell një gjë të mirë për Evropën, një gjë të mirë për qytetarët e Kroacisë, një gjë të mirë për qytetarët e rajonit”, tha sekretari Pompeo.

Ndërsa Uashingtoni po hiqte nga Ballkani pas përfundimit të luftërave të viteve të 90-ta, Moska dhe Pekini shpejtuan të mbushin boshllëkun.

Kina e bëri atë përmes programit të saj ekonomik me shumë miliarda dollarë ndërsa Rusia nëpërmjet trysnisë politike, kryesisht përmes Serbisë, aleatit të saj tradicional sllav.

Vizita e sekretarit Pompeo në Dubrovnik, qytetin buzë Detit Adriatik, ishte hapi i fundit i turneut të tij evropian që përfshinte gjithashtu Greqinë, Italinë dhe Vatikanin.

Sekretari Pompeo tha se do të vazhdojë vizitën e tij të planifikuar për javën e ardhme në Japoni, Korenë e Jugut dhe në Mongoli, me gjithë njoftimin se presidenti Donald Trump është prekur nga koronavirusi.

Ai tha se është testuar sërish dhe doli negativ për COVID-19, ndërsa vizitë në Azi është dëshmi e përkushtimit të fuqishëm amerikan ndaj aleatëve dhe miqve në rajon.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?