Perversitet: E mitura u dhunua nga një burrë, e dashuria e tij e kishte familjare dhe ishte në dijeni

Perversitet: E mitura u dhunua nga një burrë, e dashuria e tij e kishte familjare dhe ishte në dijeni

Një e mitur në Drenas dyshohet se është dhunuar nga një burrë dhe në dijeni ishte edhe një grua e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë, e për këtë rast janë arrestuar të dy. Një gazetë lokale mëson se dy të dyshuarit ishin në lidhje dashuri dhe se viktima ishte familjare e gruas. Raportimi i rasteve […]

Raportimi i rasteve të dhunës seksuale është shtuar së fundmi në Kosovë.

Dy javë më parë, e mitura nga Drenasi është dhunuar seksualisht nga një burrë. Në dijeni rreth këtij dhunimi ishte gruaja me të cilën i dyshuari ishte në lidhje.

Gazeta mëson se përveç që ishte në dijeni, gruaja e kishte edhe familjare viktimën.

Burri dhe gruaja janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa e mitura është dërguar në strehimore dhe pritet të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për Gazetën kanë thënë se është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

“Lidhur me këtë rast, krejt çka mund të themi është se prokurori i Departamentit për të Mitur në Prishtinë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar”, tha zëdhënësja për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Po ashtu edhe një 14 vjeçare nga Gjilani dyshohet se u dhunua seksualisht nga dy persona, njëri ishte21-vjeçar e tjetri 30. E mitura kishte mbetur shtatzënë dhe njëri nga dhunuesit e saj e detyroi atë që ta abortonte fëmijën. E brenda javës së kaluar edhe një vajzë nga Peja i kishte shpëtuar një tentim dhunimi nga vjehrri i saj. Por ka edhe dhjetëra raste të ngjashme kur vajzat kosovare kanë raportuar dhunimet seksuale në polici.

Kujtojmë se rastet e dhunës seksuale në Kosovë, kohëve të fundit kanë qenë në rritje.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën thanë se nga muaji janar e deri në muajin gusht për veprën penale të ‘Dhunimit’ janë paraqitur në organet e hetuesisë 39 raste të dhunimit seksual.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?