PDK: Për zgjedhjen e presidentit do të flasim kur të vijë koha

PDK: Për zgjedhjen e presidentit do të flasim kur të vijë koha

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për 100-ditëshin e Qeverisë Hoti, marrëveshjen e arritur në Washington, mosvotimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri, ndërkaq për zgjedhjen e presidentit të vendit, ka thënë se […]

Hoxhaj tha se Partia Demokratike e Kosovës do të flasë për zgjedhjen e presidentit kur të vijë koha.

“Kushti i PDK-së është konkret, Kosova ka presidentin e saj, një personalitet dinjitoz deri në afatin kushtetues. Dhe, ne flasim për këtë temë kur të vjen afati kushtetues. Por, aktualisht Kosova ka president dhe nuk është e ndershme që të flitet e të diskutohet për atë. Nuk është e ndershme të flitet për atë se kush do të jetë president, në një kohë kur Presidenti i vendit është në detyrë”, u shpreh Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin.

Sipas Hoxhajt, partitë politike kanë të drejtë të propozojnë kandidatët e tyre, por PDK-ja do të flasë kur të vijë koha me subjektet e tjera politike në vend dhe të shohë se cila është gjëja më e mirë për vendin në këtë aspekt.

“Është në rregull, mund ta propozojë AAK-ja, por, në asnjë vend të botës, përveç atëherë kur ka garë presidenciale, ku presidenti zgjidhet në mënyrë direkte, askund nuk diskutohet zgjedhja e presidentit 4-5 muaj më herët. Është e drejtë e partive politike të propozojnë kandidatët e tyre dhe ne flasim për këtë temë vetëm kur vjen afati, ulemi me subjektet tjera politike dhe shohim cila është gjëja më e mirë për vendin”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se diskutimin për çështjen e zgjedhjes së presidentit e sheh si joserioze, duke qenë se deri në përfundim të mandatit janë edhe rreth pesë muaj.

“Është aq joserioze në politikë me folë për atë se kush mund të jetë president në pranverën e vitit 2021. Nuk dua ta mohoj debatin në demokraci, por një subjekt serioz me një qëndrim serioz nuk flet për atë se çka do të ndodhë pas 4-5 muajsh në Kuvendin e Kosovës, kur diçka varet prej krejt subjekteve politike që janë në Kuvend, se kush mund të zgjidhet. Prandaj, për neve është temë e parakohshme”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?