PDK, mes opozitës dhe pushtetit

PDK, mes opozitës dhe pushtetit

Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk e ka diskutuar çështjen e hyrjes së saj në Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq sipas analistëve procesi i filluar në Gjykatën Speciale, mund të ketë efekte edhe sa i përket formulës dhe përbërjes së ardhshme të Qeverisë së Kosovës, duke mos e përjashtuar edhe PDK-në, brenda saj. Pavarësisht opsioneve […]

Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk e ka diskutuar çështjen e hyrjes së saj në Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq sipas analistëve procesi i filluar në Gjykatën Speciale, mund të ketë efekte edhe sa i përket formulës dhe përbërjes së ardhshme të Qeverisë së Kosovës, duke mos e përjashtuar edhe PDK-në, brenda saj.

Pavarësisht opsioneve të hapura që edhe Partia Demokratike e Kosovës, të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, një mundësi e tillë, sipas zëdhënësit të saj, Avni Bytyqi, nuk është diskutuar në strukturat e partisë.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka diskutuar fare çështjen a do të jetë pjesë e këtij koalicioni qeverisës. Ne vazhdojmë të jemi në opozitë përderisa nuk ka ndonjë ndryshim ose një arsye të ndryshme që t’i bashkangjitemi kësaj qeverie ky mbetet qëndrimi jonë që PDK është në opozitë”, deklaroi në një televizion, Avni Bytyqi.

Por, a mund ta bind PDK-në pozita e presidentit, nëse asaj do t’i ofrohej?

“Te ne nuk është çështje e presidentit dhe kryeministrit më shumë është çështje e politikave publike, bashkangjitja jonë në çfarëdo koalicioni pavarësisht me cilën parti vjen si rezultat i të themi interesave të përgjithshme të qytetarëve”, shtoi më tej Bytyqi.

E sipas njohësit të çështjeve politike, Fitim Salihu, një nga faktorët që mund ta shtyjnë PDK-në në Qeveri, është, siç thotë ai, konfirmimi eventual i aktakuzave nga Prokuroria Speciale ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

“PDK-ja aktualisht gjendet në mes dy zjarresh. Në një anë është domosdoshmëria e rikthimit në qeveri sidomos nëse i kemi parasysh eventualitetin e konfirmimit të aktakuzave ndaj liderit të saj dhe presidentit që do ta bënte shumë më të dobët pa këto dy figura në krye. Por, në anën tjetër PDK-ja është nën presion për shkak se në zgjedhjet e 6 tetorit ka dhënë premtimin se do të qëndrojë në opozitë”, deklaroi Fitim Salihu.

Përkundër kësaj, kreu i PDK-së Kadri Veseli kohët e fundit nuk e ka kursyer qeverinë Hoti nga kritikat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?