Paralajmërohet hapja e një partie tjetër politike: 60% e qytetarëve nuk e votojnë asnjërën parti aktuale

Një qytetar me emrin Fatmir Sheholli sapo ka bërë publike një nismë qytetare për t’u futur në skenën politike kosovare. Ai ka ofruar pak detaje nga iniciativa e tij, por thotë se ky subjekt politik do të angazhohet për heqjen e privilegjeve kushtetuese të komunitetit serb në vend, ndërsa shpreh zhgënjim të thellë me të […]
Ai ka ofruar pak detaje nga iniciativa e tij, por thotë se ky subjekt politik do të angazhohet për heqjen e privilegjeve kushtetuese të komunitetit serb në vend, ndërsa shpreh zhgënjim të thellë me të gjitha partitë politike ekzistuese.
“Jemi të vetëdijshëm se po hyjmë në një treg të egër politik, mirëpo ajo që premtojmë është fundi i çdo të keqje që po i bëhet shtetit tonë!” – ka shkruar më tej Sheholli, përcjell Periskopi.
Po ashtu, Sheholli ka përmendur në një pjesë të tekstit se është edhe për marrëdhënie shembullore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Statusi i plotë:
INICIATIVË: Jemi në draftimin e iniciativës qytetare (subjekt politik) për angazhim gjithë qytetar! Ka kohë që në shtetin tonë 57 % deri 61% nuk ka pjesëmarrje në zgjedhje lokale e as nacionale!
Jemi të lodhur dhe të ngopur me forma identike të politikës tash e 20 vjet!
Iniciativa e parë që do ta ndërrmarim është plotësimi i kushteve kushtetuese për heqjen e privilegjeve kushtetuese të atyre qe shtetin e Kosovës e quajne ” i ashtquajturi shtet i Kosovës”! Këtë iniciativë na e mundëson Kushtetuta e Kosovës!
Në forumin inicues të këtij subjeti politik janë të inkuadruar shqiptarë, te gjitha komunitetet jo shumicë që angazhohen për vlerat e shtetit të Kosovës dhe bujq e fermer të zellshëm pa dallim feje, ngjyre, etniteti e komuniteti!
Jemi të vetëdijshëm se po hyjmë në një treg të egër politik, mirëpo ajo që premtojmë është fundi i çdo të keqje që po i bëhet shtetit tonë! Nuk ka liberalizim të vizave me politika inatesh me faktorin ndërkombëtar por ka dhe do të ketë suksese vetëm me njerëz të vyeshëm dhe të sinqertë ndaj qytetarve dhe shtetit te vet!
Me besim në sinqeritet dhe në zot e në marrëdhënjet shembullore me SHBA-të koha e atyre që me vite nuk morrën pjesë në zgjedhje po vjen!
Adresa e fitores plebishitare është qytetari dhe shteti!
Fatmir Sheholli












