Nuk përmbahet Isa Mustafa: E quan Vjosa Osmanin “kopje” të Kurtit që ia humbi zgjedhjet LDK-së

Nuk përmbahet Isa Mustafa: E quan Vjosa Osmanin “kopje” të Kurtit që ia humbi zgjedhjet LDK-së

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tashmë s’është duke i kursyer kritikat dhe akuzat ndaj partisë dhe bashkëpartiakëve të saj, njësoj siç nuk i kishte kursyer përqafimet kur ia kishin dhënë besimin që të kandidonte për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit. Osmani, e cila është shkarkuar nga dy pozitat që mbante në LDK për shkak […]

Osmani, e cila është shkarkuar nga dy pozitat që mbante në LDK për shkak të afërsisë me Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë sot se partia që drejton Isa Mustafa ka përdhosur vullnetin e 6 tetorit, derisa për vete thotë se është në anën e qytetarëve.

Por, Isa Mustafa ka pasur një përgjigje për të.

“Nuk është përdhosur vullneti i qytetarëve i 6 tetorit të vitit të kaluar, por është përdhosur vullneti i atyre që kanë garuar dhe janë mbështetur nga LDK-ja, kurse kanë mbajtur dhe mbajnë anën e partive tjera, që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në dhe me frymën rugoviane por po dëshmohen se janë e kundërta e kësaj fryme”, ka thënë ai.

Ish-kryeministri ka thënë se Vjosa Osmani gjatë fushatës ka kopjuar Albin Kurtin dhe ia ka humbur LDK-së zgjedhjet, meqë në hyrje të fushatës zgjedhore, LDK-ja ka qenë 6 % para Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa thotë se duke parë një gjë të tillë, qytetarët kishin vendosur të përkrahin origjinalin e një politike të tillë, Albin Kurtin, dhe jo Vjosa Osmanin si kopje.

“LDK-ja e ka kandiduar znj. Osmani për kryeministre në zgjedhjet e kaluara. Për kryeministre të LDK-së, jo të Vetëvendosjes, sepse VV-ja e ka pasur kandidatin e saj. Kur kemi hyrë në fushatë, LDK-ja, në bazë të matjeve të opinionit, ka qenë 6 për qind para VV-së. Kemi përfunduar pas VV-së, sepse fushata është zhvilluar duke e kopjuar VV-në. Qytetarët përkrahën origjinalin e kësaj politike, Albinin, jo kopjen, Vjosën. Qytetarët nuk votuan që LDK-ja të bëhet Vetëvendosje”, ka shtuar kryetari i LDK-së.

Ai ka pasur një përgjigje edhe sa i përket thirrjes së Osmanit se do t’i kthehet popullit dhe se qytetarët do të rikthehen fuqishëm për ta shkoqur shtetin nga strukturat që po e mbajnë të uzurpuar.

Sipas të parit të LDK-së, mentaliteti i revolucionit ishte bërë shkak për ndezjen e Shqipërisë gjatë ’90-ve dhe thotë se nuk duhet lejuar që të kallet Kosova nga revolucionarët e rinj që propagandojnë, nxitin përçarje e thirren në emër të popullit.

“Rugova ka kultivuar proceset demokratike. Jo revolucionet demokratike. Mentaliteti i revolucionit demokratik e kalli Shqipërinë në vitin 1997. Nuk duhet të lejojmë të kallet Kosova nga neorevolucionarët tanë të bashkuar. Këta, përveç propagandës dhe shkatërrimeve, përçarjes dhe thirrjes në popullin dhe për popullin, asgjë të mirë nuk i sollën këtij vendi deri më sot”, ka shtuar Mustafa.

Për kritikat ndaj qeverisë dhe konstatimeve se ekzekutivi u është kundërvënë qytetarëve, Mustafa i ka rikujtuar Osmanit se Hoti është duke ushtruar pozitën që i takon me Kushtetutë, derisa thotë se është vetë ish-nënkryetarja e LDK-së që po vazhdon ta mbajë një pozitë që me Kushtetutë i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-kreu i ekzekutivit thotë se kjo tregon se me kë është Vjosa Osmani dhe pse flet kundër LDK-së dhe kryeministrit Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?