Meka liron kufizimet, nga nëntori lejohet haxhi edhe për të huajt

Meka liron kufizimet, nga nëntori lejohet haxhi edhe për të huajt

Një numër shumë i vogël i njerëzve janë mbledhur rreth vendit të shenjtë të besimtarëve myslimanë, Mekës, të dielën, pasi Arabia Saudite ka liruar disa nga kufizimet e vendosura muaj më parë. Arabia kishte marrë vendim për kufizim për pelegrinët myslimanë në fillim të marsit kur pandemia me koronavirus shpërtheu. Por, kur shtetet filluan të […]

Një numër shumë i vogël i njerëzve janë mbledhur rreth vendit të shenjtë të besimtarëve myslimanë, Mekës, të dielën, pasi Arabia Saudite ka liruar disa nga kufizimet e vendosura muaj më parë.

Arabia kishte marrë vendim për kufizim për pelegrinët myslimanë në fillim të marsit kur pandemia me koronavirus shpërtheu. Por, kur shtetet filluan të lirojnë masat, Arabia Saudite të dielën ka filluar të lejojë deri në 6,000 pelegrinë në ditë në Mekë.

Vetëm qytetarët dhe banorët sauditë do të lejohen të hyjnë brenda gjatë kësaj faze të parë të hapjes dhe secili person ka në dispozicion tre orë për të përfunduar haxhillëkun.

Xhamia e Madhe pastrohet dhe dezinfektohet disa herë në ditë. Para se vizitorët të mund të hynë në xhami për lutje, ata duhet të aplikojnë dhe të rezervojnë një kohë dhe datë specifike përmes një aplikacioni online për të shmangur grumbullin e njerëzve dhe për të ruajtur distancën sociale.

Televizioni shtetëror të dielën ka shfaqur një pamje ku dukeshin më pak se 50 njerëz në Qabe në të njëjtën kohë dhe që lëviznin në distancë prej disa metrash nga njëri tjetri. Në kushte normale, xhamia do të mbushej me besimtarë nga e gjithë bota aq sa njerëzit do të ecnin krah për krah gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre, raporton AP.

Faza e dytë e lirimit të masave në Xhaminë e Madhe do të hyjë në fuqi më 18 tetor, duke lejuar deri në 15,000 haxhi dhe 40,000 banorë të vendit për lutje në kohë të caktuara.

Vizitorët myslimanë jashtë Arabisë Saudite mund të lejohen të fillojnë haxhillëkun nga 1 nëntori, ka thënë Ministria e Brendshme, teksa ka liruar edhe kufizimet për fluturimet ndërkombëtare.

Arabia Saudite ka lejuar një numër jashtëzakonisht të vogël të besimtarëve për haxh gjatë korrikut për shkak të shqetësimeve se mund të bëhej një shpërndarës i madh botëror i virusit. Vizitorët u zgjodhën pas aplikimit online dhe të gjithë ishin vendas.

Pavarësisht masave të hershme kufizuese që ka ndërmarrë Arabia Saudite, deri tash ka shënuar afër 336,000 raste pozitive, me 4,850 të vdekur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?