Media sociale: Facebook kundërshton dokumentarin që u konsiderua ‘më i frikshëm se një film horror’

Media sociale: Facebook kundërshton dokumentarin që u konsiderua ‘më i frikshëm se një film horror’

Në mes të shtatorit, dokumentari “The Social Dilemma” u konsiderua nëpër rrjete sociale si “më i frikshëm se çdo film horror”, duke qenë se trajtonte efektet negative të praktikave të biznesit në industrinë e medias sociale. Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, publikoi një kundërshtim prej shtatë pikash në lidhje me dokumentarin e transmetuar në Netflix. “Ne duhet […]

Në mes të shtatorit, dokumentari “The Social Dilemma” u konsiderua nëpër rrjete sociale si “më i frikshëm se çdo film horror”, duke qenë se trajtonte efektet negative të praktikave të biznesit në industrinë e medias sociale. Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, publikoi një kundërshtim prej shtatë pikash në lidhje me dokumentarin e transmetuar në Netflix.

“Ne duhet të kemi diskutime në lidhje me ndikimin e medias sociale në jetën tonë. Por ‘The Social Dilemma’, jep një pamje të deformuar të mënyrës se si funksionojnë mediat sociale,” tha (via Variety) Facebook.

Dokumentari 93-minutësh përmban intervista me ish-ekzekutivë të Facebook, Twitter, Google dhe kompani të tjera dhe trajton çëshje të ndryshme, duke përfshirë varësinë nga teknologjia, përhapjen e infomacioneve të rreme, teoritë konspirative, manipulimin e algoritmeve etj.

Facebook reagoi duke thënë se krijuesit e filmit nuk përfshinë njohuri nga ekspertë që aktualisht punojnë në kompanitë përkatëse, por mbështeten vetëm te komentet e atyre që kanë qenë dikur në brendësi të industrisë.

Në lidhje me algoritmin, Facebook tha se vetë Netflix, ku u transmetua dokumentari, përdor një algoritëm që përcakton se kush duhet ta shohë një film të caktuar. Sipas Facebook, kjo ndodh me çdo përmbajtje online.

Ndër të tjera, kompania theksoi se:

– ka gabuar në të kaluarën, duke iu referuar manipulimit të të dhënave gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016, por që prej asaj kohe ka bërë përpjekje të forta për të mbrojtur njerëzit.
–  pretendimi që Facebook ndikon në përhapjen e informacioneve të rreme është e gabuar, pasi platforma ka më shumë se 70 partnerë për të kontrolluar faktet.
– ka bërë ndryshime të rëndësishme për mënyrën si menaxhohen të dhënat e përdoruesve duke respektuar marrëveshjet që mbrojnë privatësinë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar