Mbledhja e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë: Delegacioni kosovar niset për në Tiranë

Në orët e hershme të mëngjesit delegacioni kosovar është nisur drejtë Tiranës, ku edhe pritet të mbahet mbeldhja e 7 e përbashkët në mes të Kosovës-Shqipërisë, shkruan Periskopi. Në fotot që Periskopi ju sjell në vazhdim, shihet se delegacioni kosovar ia kanë mësyer për në Shqipëri me autobus. Me këtë rast pritet të nënshkruhen disa […]
Në fotot që Periskopi ju sjell në vazhdim, shihet se delegacioni kosovar ia kanë mësyer për në Shqipëri me autobus.



Me këtë rast pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.
Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 11:30.
AXHENDA E MBLEDHJES SË QEVERISË SË KOSOVËS DHE E QEVERISË SË SHQIPËRISË
11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)
11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.30 – Foto e përbashkët (Vendi :Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)












