Mbi 30 mijë euro i kushtoi Kosovës qëndrimi i pesë zyrtarëve në Uashington e Bruksel

Mbi 30 mijë euro i kushtoi Kosovës qëndrimi i pesë zyrtarëve në Uashington e Bruksel

Vetë e kishte konfirmuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri. Madje Avdullah Hoti për disa ditë radhazi u komentua për ushqimin e thjeshtë që ha, ani pse është në pozitën e shefit të ekzekutivit. Por duket se kryeministri sendviçët nuk i ka si ushqim edhe kur shkon në udhëtime zyrtare. Në […]

Vetë e kishte konfirmuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri. Madje Avdullah Hoti për disa ditë radhazi u komentua për ushqimin e thjeshtë që ha, ani pse është në pozitën e shefit të ekzekutivit.

Por duket se kryeministri sendviçët nuk i ka si ushqim edhe kur shkon në udhëtime zyrtare.

Në faturat që T7 i ka siguruar, 277 dollarë është vlera e një mëngjesi të vetëm që i është shërbyer privatisht  kryeministri Hotit, më datën 1 shtator të këtij viti në hotelin Wilard në Uashington.

Kryeministri Avdullah Hoti, për 6 ditë qëndroi në Washington, ku mori pjesë në takimet në Shtëpinë e Bardhë.

E për gjithë këtë kohë afro 2 mijë e 250 euro arrin shuma që kryeministri Hoti i shpenzoi për dreka e darka.

Në një nga pjesët e shpenzimeve të kryeministrit, bien në sy edhe akomodimi në hotel.

540 dollarë ishte nata në hotelin ku kryeministri ishte vendosur.

E për shkak të një takimi të rëndësishëm, Hotit në Uashington i ishin bashkuar edhe zyrtarë nga kabineti i tij.

Të njëjtit për këto ditë qëndrimi i shpenzuan një shumë jo të vogël të parave nga  buxheti i Kosovës.

Ani pse qëndruan në të njëjtin hotel me shefin e tyre, zëvendëskryeministrat Driton Selmanaj, Albulena Balaj, koordinatori për dialog Skënder Hyseni dhe shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi nuk e paguan njëjtë hotelin.

Shuma që ata paguan për një natë në hotelin ku ishin vendosur ishte 240 dollarë, përgjysmë më lirë se që pagoi kryeministri.

Shuma e përgjithshme e parave, që Hyseni shpenzoi në Uashington mbërrin vlerën e  4 mijë eurove.

Të njëjtat shpenzime në këtë vend, i pati edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Edhe Albulena Balaj gjatë qëndrimit të saj në Washington shpenzoi shumën e njëjtë.

Shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi ka shpenzuar 4 mijë e 37 euro.

Pasi përfunduan punë në Uashington, ky ekip mori rrugën për në Bruksel. Për ditët sa qëndruan atje ata shpenzuan afër 6 mijë euro së bashku.

Ndërsa totali i vizitave në Uashington e në Bruksel, kap vlerën e mbi 30 mijë eurove

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?