Lladrovci: Si në të kaluarën në shërbim te kombit, tani në shërbim të qytetarëve

Lladrovci: Si në të kaluarën në shërbim te kombit, tani në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se mirëpret përkahjen e nivelit qendror për projektet në të mirë të qytetarëve të Drenasit. Kryetari Lladrovci ka theksuar se siç ka qenë në të kaluarën në shërbim të kombit, edhe tani në shërbim të qytetarëve. Lladrovci ka theksuar se me punë të mirë e transparente […]

Kryetari Lladrovci ka theksuar se siç ka qenë në të kaluarën në shërbim të kombit, edhe tani në shërbim të qytetarëve.

Lladrovci ka theksuar se me punë të mirë e transparente ka dëshmuar se e don qytetarin dhe komunën me shumë se gjithkush.

Postimi i plotë i tij në facebook:

Komuna jonë ka nevojë për ndihma nga të gjitha anët, parësore është angazhimi i drejtorëve, zyrtarëve komunalë dhe imi, për Drenasin, sepse, e kemi borxh, detyrim, obligim dhe mandat.

Kjo strukturë udhëheqëse e komunës së Drenasit, dhe unë në krye të saj, kemi dëshmuar se e duam qytetarin dhe komunën më shumë se gjithkush, duke e zhvilluar dhe ngritur mirëqenien.

Ne kurrë skemi qenë vetëm si komunë as nuk jemi vetëm. Ne kemi qytetarin, Kadri Veselin dhe PDK-në por edhe përkrahës në nivelin qendror pa dallim partie, përkrahës institucionalist që e duan zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit, të cilët e kanë ndjerë dhimbjen dhe kontributin tonë për liri dhe çlirim.

Përkrahja për projektet e nivelit qendror për komunën e Drenasit, është shumë e mirëseardhur nga të gjithë pa dallim, për këtë, unë jam shërbëtor i qytetarit të komunës time, sepse, çdo projekt ka vlerë.

I përkulem çdo kontributi të secilit, sot e gjithmonë, për çdo projekt, sepse, na kemi nevoja të shumta, rrugë e ujë e kanalizime, shkolla ma të mira e biblioteka, trotuare e ndriçim, vende të reja pune e ambient të pastër, siguri dhe sundim të ligjit…

Puna jonë, është e qëndrueshme, e vyer e transparente. e di se dikujt nuk i pëlqen, ashtu sikur nuk ju kam pëlqyer kur ia kam filluar rezistencës para gati 40 vjetëve, por, vizioni im, përjetësisht ishte dhe është në shërbim të kombit dhe tash, në mandatin e kryetarit të komunës, qytetari i komunës së Drenasit.

Situatat e vështira, dihet, i krijojnë liderët, jo hilet. Unë, nuk i iki kurrë betejave, por, edhe ato i kanë principet, për të cilat jam gati, me ndershmëri, ligj e transparencë. Prandaj, secilin që kontribuon për Drenasin e falënderoj, por, puna e secilit në komunë dhe imja si kryetar, nuk zëvendësohet, për këtë jam zotuar dhe ecim tutje.

Falënderoj kryetarin Veseli dhe të gjithë qytetarët që objektivisht vlerësojnë angazhimin tim, unë, si gjithmonë e mbaj fjalën. E mbara është rruga jonë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?