Lista Srpska kërkon nga ndërkombëtarët të reagojnë për sulmin e mbrëmshëm në Bernicë

Lista Srpska kërkon nga ndërkombëtarët të reagojnë për sulmin e mbrëmshëm në Bernicë

Lista Serbe ka reaguar pas raportimit se mbrëmjen e së shtunës ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të dy fëmijëve serbë. Po kërkojnë që ndërkombëtarët të reagojnë më shpejtë. Përmes një statusi në Facebook, Lista Serbe po kërkon nga autoritetet të hetojnë rastin dhe t’i dënojnë fajtorët. “Ekzistenca e videove që regjistruan […]

Përmes një statusi në Facebook, Lista Serbe po kërkon nga autoritetet të hetojnë rastin dhe t’i dënojnë fajtorët.

“Ekzistenca e videove që regjistruan sulmin ndaj fëmijëve të pafajshëm është e mjaftueshme për t’i treguar policisë se ata janë të gatshëm për të mbrojtur qytetarët por gjithashtu privojnë liritë e atyre që shkelin ligjin, pavarësisht nga kombësia e viktimave ose sulmuesve”, thuhet në reagim.

Lista Serbe po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë më shpejtë për këtë rast.

Ndërkohë, për të shtënat me armë zjarri ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Fsh. Bernicë e Poshtme, Prishtinë (NN) 03.10.2020-19:20. Dy dëshmitarë  meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa ka qenë në oborrin e shkollës, dy të dyshuar meshkuj të panjohur pas konfrontimit në të larguar njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri (nuk dihet drejtimi). Në vendin e ngjarjes janë dal njësitet relevante policore, ku është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

“Ajo armë u drejtua të gjithë serbëve në Kosovë mbrëmë, dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë në mënyrë më urgjente. Ne mendojmë për KFOR’in dhe EULEX’in të cilët janë të mandatuar të sigurojnë një mjedis të sigurt për të gjithë”, thuhet në reagim.

Lista Serbe ka akuzuar policinë për mungesë të vullnetit për të mbrojtur komunitetet joshumicë në vend.

“Vetëm me fat nuk kishte të plagosur dhe të vdekur natën e kaluar, por pasojat janë më shumë se të dukshme, dhe ato reflektohen përmes agjitacionit të të gjithë popullit serb. Ky rast është një shembull tjetër i reagimit të papërshtatshëm të policisë dhe mungesës së vullnetit për të mbrojtur komunitetet jo-shumicë, duke thelluar kështu mosbesimin e serbëve në institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?