Lajm i mirë për pronarët e marketeve, policia arreston hajnin që kreu disa vjedhje në Prishtinë

Policia ka arrestuar në Prishtinë një të dyshuar për disa vjedhje nëpër markete të ndryshme. Në raportin 24 orësh të PK-së nuk saktësohet se në cilat lokacione janë kryer vjedhjet. Mirëpo, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë i PK-së: VJEDHJE Rr. Gazmend Zjami, Prishtinë 04.09.2020 – […]
Policia ka arrestuar në Prishtinë një të dyshuar për disa vjedhje nëpër markete të ndryshme.
Në raportin 24 orësh të PK-së nuk saktësohet se në cilat lokacione janë kryer vjedhjet.
Mirëpo, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK-së:
VJEDHJE Rr. Gazmend Zjami, Prishtinë 04.09.2020 – 20:10. Me 03.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer disa vjedhje nëpër markete të ndryshme. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.












