Kryeprokurori i Mitrovicës: 2 ose 3 persona janë në arrati nga grupet e krimit të organizuar në Veri

Kryeprokurori i Mitrovicës: 2 ose 3 persona janë në arrati nga grupet e krimit të organizuar në Veri

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla ka thënë se nuk kanë identifikuar ndonjë grup të strukturuar të krimit të organizuar që funksion në veri të Mitrovicës. Mirëpo sipas tij, Prokuroria Speciale i ka identifikuar dhe ka filluar t’i hetojë disa grupe të krimit të organizuar në këtë pjesë të vendit. Syla tutje ka […]

Mirëpo sipas tij, Prokuroria Speciale i ka identifikuar dhe ka filluar t’i hetojë disa grupe të krimit të organizuar në këtë pjesë të vendit.

Syla tutje ka thënë se para integrimit të prokurorëve serbë në Prokurorinë e Mitrovicës, shkalla e kontrabandës ka qenë e lartë. Sipas tij, tani kanë arritur që ta luftojnë këtë dukuri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Siç ka thënë kryeprokurori, në zhvillimin e kontrabandës në këtë pjesë të vendit kryesisht bashkëpunojnë serbët dhe shqiptarët.

“Ne nuk e kemi të identifikuar ndonjë grup të strukturuar që funksionon në veri. Ne për faktin se ju e dini, krimi i organizuar është kompetencë ekskluzive e Prokurorisë Speciale dhe në Prokurorinë Special janë disa grupe që zhvillohen hetime për këtë territor. Ndërsa sa i përket kontrabandës është e vërtetë që një kohë para integrimit ka pasur kontrabandë, nuk ka mund të luftohet nga Policia apo nuk është dashtë të themi kushtimit nga Polica të luftohet, ndërsa një rritje të ndjeshme kemi pasur të kontrabandës pas vendosjes së masës 100% nga ana e Qeverisë së Kosovës, taksës 100%. Mirëpo në si prokuror kemi pasur sukses, mund të themi kemi luftuar kontrabandën, kryesisht kontrabanda ka qenë kafshë. Kemi disa raste, shumë janë konfiskuar kafshë dhe jemi penguar. Sigurisht që bashkëpunimi mes kontrabanduesve shqiptar dhe serbë nuk ka munguar. Për aq sa ne kemi njohuri edhe nga Policia janë luftuar këto dukuri negative”, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” .

Sipas kryeprokurorit kanë filluar procedura ligjore nga Prokuroria Speciale ndaj një grupi të krimit të organizuar që funksionon në veri të Mitrovicës. Ai ka thënë se 2 ose 3 persona nga ky grup janë në arrati.

“Flitet shumë që operon një grup të themi i strukturuar, unë konsiderojë që për këtë grup është hapur procedurë me sa kam njohuri në Prokuronin Speciale, disa prej tyre janë në arrati. Tani emrat nuk dua të flas, por për ata që flitet 2 ose 3 tyre janë në arrati në Serbi. Sigurisht që Prokuroria Special me sa kam njohuri ka filluar procedura dhe i ka marrë veprimet të themi të ndjekës së tyre dhe sigurisht  ka lëshuar edhe fletarrestim”, ka shtuar Syla. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?