Kraja: Marrëveshja e 4 shtatorit s’është historike, më shumë i shërben Amerikës dhe Serbisë

Kraja: Marrëveshja e 4 shtatorit s’është historike, më shumë i shërben Amerikës dhe Serbisë

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja, ka thënë se nuk e sheh si ‘historike’ marrëveshjen e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë. “Nuk mendoj që është ndonjë marrëveshje historike; pasi të bësh historinë është një punë pak më e ngatërruar. Është më shumë marrëveshje politike dhe e cila i ka […]

“Nuk mendoj që është ndonjë marrëveshje historike; pasi të bësh historinë është një punë pak më e ngatërruar. Është më shumë marrëveshje politike dhe e cila i ka shërbyer dhe i shërben momentit politik, edhe të Amerikës, por edhe Serbisë, ndërsa më pak Kosovës”.

Kraja ka theksuar që kjo marrëveshje, më shumë i shërben Amerikës dhe Serbisë, secilës për shkak të interesave të tyre.

“I ka shërbyer Amerikës, sepse Amerika po shihet që e përdor. Presidenti aktual, Trump e përdorë për fushatën e tij. Edhe Serbisë, pasi iu kanë vënë disa detyra, që duhet t’i kryejë dhe të cilat marrëveshja e Uashington i ndihmon që t’i realizojë; veçmas rreth integrimeve europiane dhe disa proceseve që duhet të zhvillohen në raport me Kosovën”.

Sipas Krajës, Kosovës i nevojitet më pak kjo marrëveshje, pasi ka ’emergjenca tjera më të mëdha’.

“Kosovës i shërben më pak, pasi nuk ka ndonjë emergjencë në drejtim të punëve të ngutshme me Serbinë. Mirë do të ishte të bëhej, një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, por ajo nuk është afër dhe nuk ka gjasa të bëhet”.

Kraja theksoi se sipas tij, nuk do t’i kishim prishur raportet me SHBA-të, edhe nëse do të ishte insistuar në pikën për njohje reciproke.

“Ne që jemi  në Kosovë e dimë që nuk do të bëhet. E dimë poashtu, se Serbia nuk e pranon Kosovën dhe nuk e njeh. Të gjitha marrëveshjet (dialogu) duket që shkojnë në drejtimin që Serbia, sa më shumë ta zgjasë mosnjohjen e Kosovës”, ka thënë Kraja në Klan Kosovë.

“Kjo përshtypje krijohet, pasi marrëveshja e Uashingtonit e ka deficitin më të madh e pikën 10 që i është hequr – njohja reciproke”.

“Në raport me Serbinë, jemi në një situatë kur në njëfarë forme po sillemi sikur po i lutemi Serbisë për të na krijuar hapësirë për avancimin e proceseve. Nuk mendoj që ne kemi emergjenca të tilla. Se kemi emergjente marrëveshjen me Serbinë- mendoj që kemi emergjenca tjera më të mëdha”.

“Klasa politike e Kosovës ka ndjeshmëri në raport me trysninë ndërkombëtare. Një pjesë e raporteve tona me Serbinë, lidhen drejtpërdrejt me interesat e klasës politike në Kosovë. Realizimi i atyre interesave, iu shkon në favor dhe iu ndihmon në mbajtjen e pushtetit në Kosovë”, u shpreh Kraja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?