Koronavirusi “pushton” Shtëpinë e Bardhë, infektohet një tjetër zyrtare

Vijon të raportohen emra zyrtarësh të lartë në Shtëpinë e Bardhë të cilët janë infektuar nga virusi vdekjeprurës Sars Covid-2. Pas presidentit Trump, Zonjës së Parë dhe disa nga ndihmësve të tjerë, tashmë është konfirmuar e prekur me Covid dhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany. Lajmi u dha nga vetë McEnany, e cila […]
Pas presidentit Trump, Zonjës së Parë dhe disa nga ndihmësve të tjerë, tashmë është konfirmuar e prekur me Covid dhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Lajmi u dha nga vetë McEnany, e cila shtoi se nuk ka asnjë simptomë dhe se është vetëizoluar.
Washingtoni siguron se asnjë nga gazetarët që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë nuk ka qenë në kontakt të afërt me McEnany.












