Konjufca dhe Haxhiu përkujtojnë 1 vjetorin e zgjedhjeve të 6 tetorit

Dy prej njerëzve më të votuar të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca, kanë përkujtuar 1 vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Kjo parti për herë të parë arriti që të dilte subjekti i parë në vend, madje duke formuar edhe Qeverinë Kurti që udhëhiqej nga kryetari i partisë […]
Kjo parti për herë të parë arriti që të dilte subjekti i parë në vend, madje duke formuar edhe Qeverinë Kurti që udhëhiqej nga kryetari i partisë së saj, Albin Kurti.
Nënkryetari i VV-së, Konjufca, deklaroi se kryeministri i tanishëm, Avdullah Hoti, mund t’i ndihmojë popullit të Kosovës duke ofruar dorëheqje.
“Avdullah Hoti mendoj e ka një shans të shkëlqyeshëm t’i ndihmoj popullit. Kjo do të ishte të jepte dorëheqje, t’ia lëshoj rrugën popullit të Kosovës”, ka deklaruar ai.
“Sot janë bërë një vit nga zgjedhjet e 6 tetorit. Më 6 tetor qytetarët votuan jo thjesht për ndryshim, por për t’i dhënë fund keqqeverisjes. Qytetarët votuan për ndryshim dhe ndëshkuan politikanët e korruptuar”, ka deklaruar ndërkohë Albulenë Haxhiu.
Kujtojmë se edhe pas rezultatit të 6 tetorit, ndërtimi i Qeverisë së re Vetëvendosjes i mori gati 120 ditë kohë. Qeveri kjo që u rrëzua pas vetëm 51 ditësh në krye të vendit pas konflikteve me ambasadorin Richard Grenell dhe me partnerin qeverisës, LDK-në. /Periskopi












