Kastrati: I papranueshëm manipulimi i fëmijëve në protesta

Kastrati: I papranueshëm manipulimi i fëmijëve në protesta

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas protestës së sotme të disa prindërve dhe nxënësve në këtë komunë, të cilët kundërshtuan reformat në arsim. Kastrati ka shkruar në Facebook se edhe pse protesta është e drejtë e secilit, duhet të respektohen rregullat dhe normat e përgjithshme. “E drejta për protestë është e […]

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas protestës së sotme të disa prindërve dhe nxënësve në këtë komunë, të cilët kundërshtuan reformat në arsim.

Kastrati ka shkruar në Facebook se edhe pse protesta është e drejtë e secilit, duhet të respektohen rregullat dhe normat e përgjithshme.

“E drejta për protestë është e drejtë themeltare për komunikim me shtetin. Krahas kësaj ne inkurajojmë secilin qytetar që ta shfrytëzojë këtë të drejtë për secilën çështje që mendon ndryshe nga vendimet e institucioneve. Gjithsesi kjo duhet të bëhet duke respektuar rregullat dhe normat e përgjithshme”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati ka thënë se është i papranueshëm keqpërdorimi i fëmijëve në protestë.

“I papranueshëm është keqpërdorimi i fëmijëve në protestë. Është absolutisht e ndaluar manipulimi me fëmijë dhe përdorimi i tyre në protesta, aq më keq kur këtë e bëjnë grupe të caktuara për interesa politike e personale”, ka deklaruar Kastrati.

“Nxënësit nuk janë për me mbrojtë kufirin. Nxënësit nuk janë për me realizu interesa përmes përdorimit të tyre. Fëmijët nuk janë për me nxjerrë foto të dhimbshme e me kriju situata të ndjeshme. Fëmijët nuk janë për asnjë lloj përdorimi nga të tjerët”, ka shkruar i pari i Kamenicës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?