Jasharaj: Vendimi për lirimin nga procesi mësimor të mësimdhënësve me probleme të rënda shëndetësore nuk po respektohet

Jasharaj: Vendimi për lirimin nga procesi mësimor të mësimdhënësve me probleme të rënda shëndetësore nuk po respektohet

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka folur për personelin e arsimit të cilët janë prekur me COVID-19 si dhe për vendimin e Ministrisë së Arsimit për mësimdhënësit të cilët kanë probleme shëndetësore do të lirohen nga procesi mësimor. Jasharaj tha se situata […]

Jasharaj tha se situata në sistemin arsimor para universitarë është stabil sa i përket numrit të të infektuarve me COVID-19, nga personeli arsimor.

Ai tha se deri më tani numri i të prekurve nga personeli arsimor me COVID-19, nuk është i madh.

“Përveç asaj që deri tani është publikuar lidhur me shkollën ‘Faik Konica’, dy paralele të ndara të Besisë dhe dy raste në shkollën fillorë ‘Bajram Curri’, të Istogut, kemi dhe tri raste në Suharekë, të gjitha të ditura nga java e kaluar. Këtë javë nuk kemi informacion se ky numër mund të ketë lëvizur, dhe kjo na bën të kuptojmë se situata në sistemin arsimor para universitare është e qetë, nën kontroll dhe task forcat në shkollat dhe drejtorit arsimore janë duke e bërë punën e tyre. Ajo që ne po angazhohemi më shumë është që përmes kryetarëve të shoqatave sindikale ta përcjellim situatën që të jenë të garantuar kushtet optimale për mbrojtjen e nxënësve dhe mësimdhënësve me dezinfektues dhe çështje të tjera, ndërsa taks forcat po kryejnë punën e tyre dhe nëse paraqiten raste atëherë ata e dinë na bazë të versioneve që i ka përcaktuar MASH-i, çfarë duhet vepruar”, ka thënë ai.

Jasharaj po ashtu ngriti shqetësimin në lidhje me një vendim të MASH-it, ku thuhet se disa nga personeli arsimor të cilët janë të sëmurë rëndë të pushojnë në këtë vit shkollor.

Ai tha se në bazë të informatave që ka, ky vendim nuk është duke u respektuar nga DKA-të, nëpër komunat e Kosovës.

“Nga informacionet që kemi nuk po respektohet vendimi i MASH-it, që kolegët tanë të sëmurë rëndë të pushojnë këtë vit shkollor, të mos jenë në proces mësimor për shkak të sigurisë së tyre dhe të punohet për një zgjidhje afatgjate. Kolegët tonë nga komuna po thonë që ka raste që kolegët tanë të sëmurë DKA nuk i ka lëshuar një vendim të përkohshëm që ai të mos jetë i angazhuar në procesin mësimor dhe këtë çështje këtë javë duhet ta ngrisim me MASH-in”, theksoi ai.

Jasharaj tha se këtë javë do mundohen të caktojnë një takim me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, që ta shprehin shqetësimin e tyre dhe të marrin një përgjigje nga ai.

“Nëse ministri e ka thënë këtë publikisht se me angazhimin e tij në Qeveri është siguruar buxhet për ta, dhe ata nuk duhet të jenë të angazhuar këtë vit në sistem arsimor, pasi ata janë shumë më tepër të rrezikuar që mund të preken nga COVID-19, pasi për ta do të ishte fatalitet. Për këtë besoj që këtë javë do të takohem me ministrin për të biseduar për këtë çështje”, tha ndër të tjera, Jasharaj.

Ndryshe, ministri Likaj ditë më parë ka thënë se mësimdhënësit të cilët kanë probleme shëndetësore do të lirohen nga procesi mësimor.

“Është një buxhet shtesë në kuadër të pakos që ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës. Janë mbi 300 mësimdhënës që kanë probleme shëndetësore, ata do të lirohen nga procesi mësimorë. Për ata që janë më të moshuar dhe paraqiten probleme shëndetësor ka norma shtesë”, ka thënë ndër të tjera ministri Likaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?