I prekur me koronavirus, sa i sëmurë është presidenti amerikan?

Donald Trump, është pacienti më i rëndësishëm për momentin në Walter Reed Medical Center në Uashington dhe me siguri që nuk ishte i lumtur me raportimet e mediave amerikane për gjendjen e tij shëndetësore. Mjeku i tij ka dhënë vetëm lajme pozitive para mediave ditën e shtunë, por në media u raportua për komplikime të […]
Duket se dikush ka treguar më shumë gjëra sesa që është dashur për gjendjen e presidentit. Pacienti Donald Trump u paraqit me petka, por edhe këmishë pa kravatë – sepse kështu frymëmarrja është më e lehtë – me apo pa Coronë. Pas vetes kishte vënë dy flamuj që do të duhej të simbolizonin se ai është mirë dhe i aftë për të kryer detyrën.
Interesante në videon e tij prej 4 minuta e dy sekonda ishte se ai disa herë shprehu falënderimin për trajtimin e mirë nga mjekët. Dhe e dyta, ai asnjëherë nuk zuri në gojë fjalën Fake-News. Kjo mbase ka mundur të pritet, kur merr parasysh lajmet e shumta dhe spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore – të cilat dallojnë nga shpjegimet zyrtare.













