“I lirë e i disponueshëm për të gjithë”: Çfarë ilaçi iu dha Donald Trump në spital

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pasi konfirmua pozitiv me Covid-19 dhe u shtrua në Spitalin Ushtarak “Walter Reed” në Marlyland, filloi menjëherë trajtimin. Mësohet se përveç koktejit me antitrupa dhe “Remdesivir”, mjekët kanë zbuluar se numri një i “Shtëpisë së Bardhë” mori edhe dozën e parë të “Dexamethasone”, një kortikosteroid anti-inflamator, i lirë dhe i […]
Mësohet se përveç koktejit me antitrupa dhe “Remdesivir”, mjekët kanë zbuluar se numri një i “Shtëpisë së Bardhë” mori edhe dozën e parë të “Dexamethasone”, një kortikosteroid anti-inflamator, i lirë dhe i disponueshëm për të gjithë.
Sipas një studimi të Universitetit të Oxford, “Dexamethasone” nuk ndihmon ata që kanë simptoma të lehta të COVID-19, ose ata që nuk kanë nevojë për ndihmë në frymëmarrje. Ishte efektiv vetëm tek pacientët që kishin nevojë për oksigjen.
Kjo provë e madhe klinike përfshiu 2104 pacientë, të cilët u zgjodhën rastësisht në spital. Ata morën doza ditore prej 6 mg të barit (ose me gojë ose me venë) për 10 ditë.
Një grup tjetër i zgjedhur rastësisht prej 4321 pacientëve morën kujdes shëndetësor rutinë për COVID-19.
Ndër ata që marrin kujdes normal, vdekshmëria pas 28 ditësh ishte më e larta në grupin e pacientëve që kishin nevojë për aparatin e frymëmarrjes (41%), pak më e ulët tek ata që kishin nevojë për oksigjen (25 për qind) dhe më e ulëta midis atyre që nuk kishin nevojë për ndonjë kujdes të frymëmarrjes (13%).
“Ky është aktualisht ilaçi i vetëm që është treguar se ul ndjeshëm vdekshmërinë. Është një hap i madh përpara”, komentoi epidemiologu Peter Horby i Universitetit të Oksfordit.

Presidenti Trump la spitalin ditën e dielë, me orën lokale dhe përmes një postimi në Twitter e quajti të gjithë këtë “një shkollë” nga e cila mësoi shumë rreth Covid-19.












