Humbje e madhe për Klan Kosovën, largohet gazetari i njohur

Gazetari i njohur, Kushtrim Sadiku i cili për 11 vite ishte pjesë e Klan Kosovës, së fundmi duke udhëhequr emisionin politik, ‘Info Magazine’, tashmë nuk do të jetë pjesë e këtij mediumi. Ai përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje, pa treguar ndonjë arsye. ‘’Falemnderit te gjitheve per 11 vjetet […]
Ai përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje, pa treguar ndonjë arsye.
‘’Falemnderit te gjitheve per 11 vjetet e shkelqyeshme ne Klan Kosova. Ishte e bukur per aq sa zgjati’’, është shkrimi i tij.
Kujtojmë që Klan Kosova tash e disa muaj ka një udhëheqësi të re, të kryesuar nga gazetari Adriatik Kelmendi, pozitë të cilën më herët e ushtronte Baton Haxhiu.PERISKOPI/












