Hoxhaj: Kurti për 50 ditë e futi Kosovën në qorrsokak

Hoxhaj: Kurti për 50 ditë e futi Kosovën në qorrsokak

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për opozitarizmin e kësaj partie dhe qeverisjen e gjatë 12 vjeçare. Ai ka folur për idenë që po qarkullon që një kohë të gjatë për hyrjen e PDK-së në qeveri. “Sikur edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, edhe sot e kemi qëndrimin e njëjtë […]

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për opozitarizmin e kësaj partie dhe qeverisjen e gjatë 12 vjeçare.

Ai ka folur për idenë që po qarkullon që një kohë të gjatë për hyrjen e PDK-së në qeveri.

“Sikur edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, edhe sot e kemi qëndrimin e njëjtë se ne do të mbesim në opozitë”, ka thënë Hoxhaj.

Duke folur për reflektimin e PDK-së në opozitë, Hoxhaj ka thënë se ata janë në proces të profilizimit dhe të reflektimit të brendshëm.

“Kemi nxjerr një bilanc të qeverisjes sonë për 12 vjet dhe çfarë ndodhi në rrudhjen tonë, edhe pse rënia nuk ishte e madhe dhe dallimi me të tjerët është iI vogël në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj më tej ka folur për zgjedhjet e ardhshme, të mundshme.

“Tash duhet t’i shohim kërkesat e qytetarëve, sepse në çdo zgjedhje qytetarët kanë kërkesa dhe atyre nuk iu bën përshtypje se kush i ka fituar zgjedhjet paraprakisht”.

Ai tutje tha se në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 6 tetorit, PDK-ja ishte sulmuar nga të gjitha subjektet politike.

“Ne si PDK, këtë kohë jemi duke e përdorur për të dalë me iniciativa të reja, por për shkak të pandemisë ne e kishim të pamundur t’i shfaqnim idetë tona për arsim, shëndetësi, ambient. Nuk kishim mundësi që këto ide t’i diskutojmë me anëtarësinë tonë”, ka thënë tutje Hoxhaj në RTK.

I pyetur për vlerësimin e ish Qeverisë Kurti dhe tash Qeverisë Hoti, Hoxhaj për qeverinë e parë tha se ishte qeveri pa program dhe që e dëmtoi Kosovën në raport me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë.

“Ishte një qeveri pa program, e dërgoi vendin në qorrsokak dhe për herë të parë i prishi raportet me SHBA-në dhe BE-në. Sjellja e zotit Kurtit ishte kulmi në raport me sjelljen e dëmshme ndaj partnerëve. Nëse partnerët kanë qenë për rrëzimin e qeverisë, ne e kemi kryer punën e opozitës. Ndërsa sa i përket Qeverisë Hoti, atëherë mund të them se është qeveri e lodhtë”, ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?