Hoti flet për vlerësimin e KE-së për heqjen e vizave: Kriteret janë plotësuar qysh më 2016

Hoti flet për vlerësimin e KE-së për heqjen e vizave: Kriteret janë plotësuar qysh më 2016

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, ka komentuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Hoti deklaroi se të gjitha të gjeturat e këtij raporti janë problemet me të […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, ka komentuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Hoti deklaroi se të gjitha të gjeturat e këtij raporti janë problemet me të cilat është duke u ballafaquar Kosova dhe theksoi se ky është një raport i drejt që ka paraqitur mirë dhe qartë të gjitha problemet e Kosovës.

Hoti po ashtu theksoi se edhe ky raport ka paraqitur drejt se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se një gjë të tillë e ka bërë qysh nga viti 2016.

“Raporti me të drejt nxjerr në pah se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave qysh në vitin 2016. Më vjen mirë që edhe raporti e ka evidentuar se qasja jonë si qeveri e re, një qasje e fuqishme për reformat për integrimin evropian. Besoj se kemi vënë evidencë të fuqishme se jemi partner kredibil për integrim evropian”, deklaroi Hoti, raporton më tutje lajmi.net.

Në anën tjetër, Hoti e vlerësoi lartë që edhe Komisioni Evropian e ka vënë re që Kosova e ka menaxhuar mirë pandeminë me COVID-19.

“Vlerësoj se raporti me të drejtë nxjerrë se Kosova e ka menaxhuar mirë pandeminë dhe rezultatet e saja jemi duke i parë tash dhe se Kosova po largohet nga lista e vendeve me rrezik të lartë”, theksoi Hoti.

Sa i përket krimit dhe korrupsionit, Hoti tha, se javëve të fundit janë parë aksione të Policisë së Kosovës të cilat nuk janë parë në 10 vitet e fundit dhe paralajmëroi aksione të ngjashme.

“Krimi dhe korrupsioni mbetet problem në vete, por ju e keni parë dhe e them me kënaqësi se gjatë këtyre 4 muajve të qeverisjes është larguar fjala korrupsion në diskursin publik, e në veçanti në javët e fundit ju i keni parë  veprimet e policisë së Kosovës të cilat nuk janë bërë në 10 vitet e fundit e që kanë prodhuar rezultate. Ne nuk do të ndalemi këtu, do të vazhdojmë më tutje deri në fund”, theksoi Hoti

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?