Hoti: Dialogu mbetet sfidë për Kosovën

Hoti: Dialogu mbetet sfidë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka folur për rëndësinë e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen sot. Hoti ka thënë se sot Kosova dhe Shqipëria kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit ndërshtetëror. Sipas tij, kjo tregon përcaktimin e qartë të dy […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka folur për rëndësinë e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen sot.

Hoti ka thënë se sot Kosova dhe Shqipëria kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Sipas tij, kjo tregon përcaktimin e qartë të dy qeverive.

“Duke parë listën e marrëveshjeve, është shumë e rëndësishme për vendet tona. Besoj që sot me këto marrëveshje hyjmë në një fazë të re të një bashkëpunimi ndërshtetëror. Me këto marrëevshje, memorandume e protokolleve tregojmë përkushtimin dhe vendosmërinë për të ecur përpara në rrethana të reja. Kemi vlerësuar se përmes implementimit të këtyre marrëeshjeve siç është krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës dhe marrëveshjeve tjera, besoj që tregojnë përcaktimin tonë për të zgjidhur shumë nga problemet që i preokupojnë qytetarët dhe bizneset”, tha ai.

Hoti foli edhe për masat që janë ndërmarrë në aspektin ekonomik, si pasojë e goditjes që shkaktoi pandemia e COVID-19.

“Është dashtë ta mobilizojmë të gjithë kapitalin tonë, në aspektin ekonomik dhe njerëzor. Ne mund të përmbyllim këtë vit me rënie ekonomike me minus një deri në tre përqind, nga parashikimet që kemi pasur deri në 11 përqind. Tash përtej kësaj po shtrohet nevoja që të kemi një qasje më afatgjatë për zhvillimin ekonomik, dhe ne kemi filluar hartimin e strategjisë zhvillimore për 10 vitet e ardhshme, që do të vëj kornizat për zhvillimin e të gjitha sektorëve”, tha ai.

Hoti foli edhe për sfidat që Kosova ka pasur në politikën e jashtme. Ai tha se së fundmi raportet me partnerët ishin lënduar, dhe se rikuperimi i tyre ishte hapi i parë që duhet të ndërmerrte Kosova.

Në këtë kontekst, ai foli edhe për liberalizimin e vizave.

“Ne kemi pas shumë sfidë në diplomaci për të rivendos marrëdhëniet me partnerët tanë strategjik, marrëdhënie që ishin lënduar në kohët e fundit. Na është dashtë të marrim vendime tepër të nevojshme për të dhënë sinjalin që duhet të shihemi si kontribues të paqes dhe stabilitetit, me një marrëveshje përfundimtare me fqinjin tonë verior dhe ku i gjithë regjioni.   Po mendohemi që gjatë kërkesës sonë të mos e shajmë shumë BE-në por të mbajmë të plotësuara kriteret”, tha ai.

Hoti foli po ashtu edhe për dialogun, proces ky që sipas tij është sfidë për Kosovën.

Ai u shpreh i bindur se Kosova do të lëvizë shpejtë në këtë drejtim.

“Dialogu mbetet sfidë për Kosovën. Ne kemi ndërtuar një platformë të qartë për dialogun. Besoj që po lëvizim mirë përpara. Unë jam i bindur në qasjen që kemi ndërtuar së bashku me partnerët e koalicionit se në këtë proces mund të lëvizimim shpejtë përpara”, tha Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?